Biblioteka Kombëtare e Kosovës është institucioni me i madh biblotekar i Kosovës i themeluar nga Asambleja e lokalizuar në Prishtina,

Misioni i bibliotekës është për të përmbledh, të ruaj, të promovoj dhe ta bëjë të arritshëm trashëgiminë dokumentare dhe intelektuale të Kosovës.

Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur rreth saj:

1. Njihet për historinë e saj unike dhe stili i ndërtesës është i dizajnuar nga arkitekti Kroat Andrija Mutnjaković, por me polemika për pamjen e jashtme te saj.

2. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, dhe ka për qëllim kryesor mbledhjen dhe ruajtjen e trashëgimisë intelektuale të Kosovës dhe për Kosovën. Koleksionet e saja janë një thesar i çmuar të trashëgimisë kombëtare, rajonale dhe asaj botërore. Biblioteka është themeluar në nëntor të vitit 1944 dhe selia e saj ka qenë në Prizren.

3. Për shkak të rrethanave historike dhe politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, ka kryer funksionin nën praktikat dhe shtrëngesat e sistemit ideologjik e politik, duke u njohur me emra të ndryshëm, si: Biblioteka Krahinore, kur është themeluar më 1944 deri më 1952, Qendra Bibliotekare e KAKM-së (1956-1961), Biblioteka Popullore Krahinore (1961-1970), Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosovës e Metohisë (1990 – 1999). Nga viti 1999, ky institucion qendror bibliotekar i Kosovës njihet me emrin: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, duke kryer funksionin si qendër e informacionit bibliotekar në nivel kombëtar, që mbledh, përpunon dhe ruan materialet bibliotekare me vlerë dokumentare për kulturën, artin dhe shkencën.

4. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës në Prishtinë, Kosovë është gjithashtu edhe një monument i trashëgimisë kulturore. Ky monument është i kategorisë “Arkitekturor”, i miratuar me numër 3639.

5. E ndërtuar në vitin 1974 dhe e dizajnuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakovic, biblioteka si tërësi arkitekturore paraqet një kombinim të kubeve dhe kupolave dhe i takon tipit të arkitekturës të “regjionalizmit të ri”.

6. Biblioteka ka dy amfiteatro, një me 150 + 40 ulëse dhe një me 75 ulëse.