Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka rikujtuar se pesë vjet më parë ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Mandli ka shkruar se kjo marrëdhënie e parë kontraktuale mes BE-së dhe Republikës së Kosovës ishte moment historik si rrugëtim i rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai po ashtu thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën është i vonuar dhe duhet të ndodhë tani.

“Pesë vjet më parë Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Kosovën hyri në fuqi. Si marrëdhënia e parë kontraktuale midis EU-së dhe RKS-së, ky ishte një moment historik i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani”, tha ai.