Europa Nostra, vijon me përkrahjen ndaj Shqipërisë lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar ndërsa kujtojmë se kjo organizatë europiane për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka ofruar mbështetje maksimale ekonomike për TK në mënyrë që godina të restaurohej e jo të shembej.

Por pas vendimit të dyshes Rama-Veliaj, për t’i dhënë fund një pjese të historisë e kulturës shqiptare Europa Nostra ka nisur një letër drejtuar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit duke uruar që:

Shembja e Teatrit Kombëtar të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri, të drejtuar nga artistë dhe intelektualë. Ne ju urojmë të gjithë fuqinë dhe mençurinë e nevojshme për kapërcimin e krizës së rëndë kulturore dhe demokratike të shkaktuar nga shembja ilegale e Teatrit Kombëtar.
Letra është firmosur nga Presidenti, Sekretari i Përgjithshëm, Bordi dhe Sekretariati Ndërkombëtar i Europa Nostra-s.