Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Excelsior” ka botuar, të martën e 25 shtatorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me njohjen zyrtare të mbretit Zog nga Gjermania, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti Zog u njoh nga Gjermania

Tiranë, 24 shtator.

I ngarkuari për çështjet diplomatike të Gjermanisë shkoi për vizitë te z. Kotta, President i Këshillit, Ministër i Punëve të Jashtme, të cilin e njoftoi se qeveria e Reich-it njeh dhe hyn në marrëdhënie diplomatike zyrtare me qeverinë e mbretit Zog.

Regjimi i ri u njoh gjithashtu edhe nga Britania e Madhe.

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)