Gjiganti Facebook po ia siguron FBI-së të dhënat e përdoruesve që morën pjesë në sulmin në Capitol Hill më 6 janar, përfshirë mesazhet e tyre private, pas apelimit të disa ligjvënësve, raportoi ”Forbes”.

Pas sulmit të 6 janarit, numri dy i Facebookut, Sheryl Sandberg theksoi që protestat ishin kryesisht të organizuara në media më të vogla sociale.

Më vonë, ai u kritikua ashpër pasi u vërtetua se shumë grupe dhe llogari të shumta publike e private në Facebook ishin përdorur gjithashtu për të organizuar protestën.

Identifikimi dhe ndalimi i platformave teknologjike për protestuesit e Capitol Hill ka hapur debat të madh në SHBA dhe në të gjithë botën, mbi fuqinë e kompanive të mëdha të teknologjisë.

Lidhur me ndalimin e profilit të presidentit Donald Trump për një kohë të pacaktuar, Facebooku ia ka besuar shqyrtimin e çështjes Bordit Mbikëqyrës, një organ i pavarur mbikëqyrës mbi përmbajtjen e platformës.