Kosova një emër i ri i një shteti, i cili si i pavarur ekziston që 8 vite. Ky vend qe sapo ka dale nga lufta e fundit, ku gjithmone per trimeri jane permendur burrat e rralle here edhe gratë. Grate shqiptare gjithmone jane shquar si heroina dhe per dinjitet. Madje, dinjitetin dhe krenarinë e gruas shqiptare nuk e mposhtën as goditjet e njëpasnjëshme që ajo i mori nga ashpërsitë e jetës së rëndë e me plot halle për shekuj të tërë.
Ato gjithmone kane dhene shume per atdheun, por kane qene edhe bujare dhe fisnike. Mirepo, se fundi fuqia femerore shqiptare ka marre hov dhe ka evoluar shume neper bote.

Nese u referohemi grave shqiptare nder vite , disa prej tyre kane arritur qe te lene gjurme te pashlyera ne bote.. Humaniteti , dashuria dhe ndihma e pakusht e dhene nder vite per njerezit ne nevoje kane bere qe shqiptarja Shen Tereza apo Nena Tereze , sic njihet dhe titullohet nga mediet neper bote si gjyshja e shqipetareve, ka treguar dhe tashme edhe pas vdekjes vazhdon te tregoj humanitetin dhe zemergjeresine e femrave shqiptare. Nga ky model njerezore si ai i nenes shqiptare humane te njerezimit Nenes Tereze, jane inspiruar me miliona gra neper dekada e te cilat jane ndiere dhe vazhdojne te ndihen po njejte krenare me te. Por, nuk eshte vetem Shen Tereza ajo qe perfaqeson gruan shqiptare neper bote , tanime emra te shqiptareve ka pothuajse ne te gjitha fushat. Tashme emri që ika paraprire me pas edhe emrave te tjere ne industrine e muzikes boterore eshte vajza e cila eshte lindur ne Prishtine dhe per shkak te luftes se fundit qe ne ate kohe ishte ne Kosove , ka emigurar se bashku me familjen e saj ne Londer te Anglise .

Eshte ajo Rita Ora, e cila tashme eshte bartese e epitetit te ambasadores shqiptare te Kosoves neper bote. Rita edhe pse eshte rritur dhe eshte zhvilluar si nje kengetare super-yll ne industrine e muzikes boterore, ajo prape ne çdo hap te saj permend dhe ndihet krenare me prejardhjen e saj nga kryeqyteti i Kosoves, Prishtina.

Ajo madje ne vitin 2012 videoklipin e kenges “Shine ya light” e ka realizuar ne qytetin e Prishtines. Pas saj, emra te tjere te kengetareve shqiptare jane gjendur ne majat e top-listave neper bote: Bebe Rexha, Dua Lipa , si dhe Era Istrefi kengetarja e cila arriti per nje kohe record te behet emer i njohur i medieve neper bote me kengen e saj ne gjuhen shqipe “BONBON”, kjo gje ia dha famen dhe fuqine qe muzika shqiptare te degjohet ne te gjithe globin.

Por, keta emra nuk jane te vetmit qe e kane pushtuar boten. Kosoven mund ta quajme vend te cilen po e ngrisin grate, pozita e presidentes per 5 vitet e kaluara i takoi , Atifete Jahjages duke u bere keshtu Kosova vendi i pare ne Ballkan me nje presidente femer. Por , sukseset kane vazhduar edhe me tutje.

Majlinda Kelmendi eshte vajza “e hekurte” e cila i solli Kosoves medaljen e pare te arte ne lojerat olimpike Rio 2016, qysh ne debutimin e pare te Kosoves ne keto lojera. Duke shenuar keshtu nje histori per kete vend kaq te vogel, por me nje rini me potencial te madh. Kjo medalje e Majlindes është pritur me lot gezimi jo vetem nga ajo si kampione e xhudos ne bote , por edhe nga i gjithe populli.

“Nuk kam fjalë të pershkruaj ndjenjat dhe emocionet që i kam pasur atë ditë në Rio. Ndihem shumë mirë që jam femra e parë shqipëtare që ka arritë t’i fitoj të gjithë titujt e mundshëm në sport.” tha Kelmendi. Puna e madhe dhe perkushtimi i madh e kane bere Majlinden, që të jetë fituese dhe kampione bote e xhudos edhe në gara të tjera. “Gratë shqiptare janë shumë ambicioze , te forta mentalisht dhe jane shume te perkushtuara ne punen e tyre.”

Megjithatë, ka edhe femra të tjera të cilat kanë arritur sukses edhe në fushën e modës. Njëra nga to është , Diana Avdiu, modele në Trump Model Agency në Neë York. Për Dianën e cila është lindur dhe rritur në Kosovë, ka qenë rastësi se si ajo arriti që ta krijojë karrierën e saj jashtë vendit. “ Per mua ka qenë rastësi që jam futur në modelizëm sepse asnjëherë nuk e kam parë më parë atë si pjesë të jetës sime. Fillimisht ka ardh si këshillë dhe propozim i të afërmve kryesisht femra që të merrem më këtë punë.” . Diana para se të futej në botën e modës ajo ka përfaqësuar bukurinë shqiptare në Miss Universe 2012., ku dhe u shpërblye për bukurinë e saj me cmimin Miss Fotogenia.

Gratë shqiptare nuk shquhen vetem per bukruine e tyre por karakterizohen edhe si femra me tipare të mëdha humane dhe jo egoiste.

“ Po flas si femer shqiptare ne na karakterizon: feminiteti dhe lidhshmeria me familjen te cilen na e posedojme . Kjo gje është me relevancë dhe vlere të madhe per te ardhmen e nje populli dhe ne jemi me fat qe kemi culture familjare nuk jemi aspak egoiste edhe mendojme shume me shume per familje”

Keto raste të ketyre sukseseve nëpër botë kane bërë që jo vetem femrat por edhe një numer i madh i njerezve në Kosovë inspirohen nga sukseset e tyre. Andaj ato ndjejnë kënaqësi dhe në të njëjtën kohë edhe përgjegjësi ndaj tyre.