Alketa Vejsiu: Drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi, një burrë mendjehapur

Festivali-sukses i merituar, politikanët të ndjekin shembullin e artistëve

Nga Vepror Hasani

Festivali i sivjetshëm ishte një festival ndryshe, edhe më i arrirë nga një vit më parë. Adhuruesit e festivalit të këngës ishin të panumurt, shumëkush nuk pati fatin ta shihte nga ambientet e Radio Televizionit Shqiptar. Salla ishte plot me të rinj, adoleshentë, djem e vajza, burra dhe gra, nuk munguan as gjyshet. Kjo e vërtetë u deklarua nga prezantuesja e Festivalit të 58-të në Radio Televizionin Shqiptar, Alketa Vejsiu, – hijeshia e këtij evenimenti të madh: “Gëzimi më i madh dhe lumturia ime më e madhe në këtë këtë edicion të 58-të është: unë nuk do ta harroj asnjëherë Festivalin dhe interesimin që ka nga adoleshentët dhe të rinjtë, këtu salla ka qenë plot, ndodhi diçka e pazakontë; dje, një pjesë e mirë e tyre u ngritën dhe vallëzuan, iu larguam steriotipit të publikut që duartroket në distancë dhe nuk bëhet njësh me atmosferën e spektaklit e valën në të cilën ndodhet artisti…

Publiku i këtij festivali është më i zjarrti që historia e këtij festivali ka njohur ndonjëherë”. Biletat e tre netëve u shitën që ditën e parë. Edhe kjo e vërtetë e madhe u pohua nga vetë Alketa Vejsiu: “Dua t’ju them se deri para pak minutash në celularin tim vazhdojnë mesazhet e panumurta për biletat e natës finale. Kemi respektuar protokollin e shtetit, biletat deklarohen, ka një strukturë që menaxhon shitjen e tyre. Unë nuk shes bileta, – tha Vejsiu, si e zënë në faj, – do doja që t’jua shpërndaja të gjithëve, por kjo sallë është e kufizuar. Biletat e natës finale u shitën që ditën e parë që u anançua data e Festivalit. Në 24 orë: nata e parë, e dytë dhe e tretë e festivalit u shit, nuk ka më bileta…”. Në seknë këndonin njëri pas tjetrit Era Rusi me “Eja merre”, Tiri Gjoci me “Me gotën bosh”, Gena me “Shqiponja e lirë”. Sara Bajraktari me “Ajër”.

Por ka aplikacione

“Por për të ndjekur festivalin ka aplikacion që ju mund ta shkarkoni dhe mund ta ndiqni të gjithë nga ekrani i celularëve ose i televizionit, shpjegoi prezantuesja e mirënjohur, Alketa Vejsiu. Dhe kjo është një shenjë e mirë apo jo që ka interesim? Është bukur që ka intersim! Pastaj iu drejtua drejtorit të Festivalit, Thoma Gëllçi, njëherazi edhe drejtor i Radio Televizionit Shqiptar: “Drejtor Gëllçi, ka 58 vite ky festival, gjithnjë është bërë këtu, në këtë sallë, tashmë mbase duhet ndërtuar një sallë më e madhe që të përfshihen më shumë njerëz që duan ta ndjekin muzikën lajf”.

Pas kësaj, për dashmirësit e festivalit, Vejsiu dha edhe një informacion tjetër: “Festivali i këngës transmetohet në rrjetin tokësor dhe satelitor të Televizionit Shqiptar; në rrjetin tokësor dhe satelitor të radiotelevizionit të Kosovës, gjithashtu transmetohet në kanalin nr 2 të Televizionit të Maqedonisë, transmetohet në Radio Tirana dhe Radio Kosova, në strim nëpërmjet fejsbukut zyrtar të Radio Televizionit Shqiptar, në Instagram RTSH, profil i ri që është hapur këtë vit, dhe risia e këtij edicioni është aplikacioni “RTSH Tani”, që mund ta aplikoni nga çdo celular. Janë 750 milionë banorë në kontinentin europian, dhe janë mbi 250 milionë që ndjekin shfaqjen e madhe të Festivalit të Eurovizionit ku do të shkojë njëri nga artistët që këtë vit është në garë.

Në këtë festival kemi Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë bashkë, sigurisht kemi edhe Malin e Zi dhe gjithë diasporën që na ndjek në disa platforma televizive. Ky festival ka qenë më dixhital se kurrë dhe me social se kurrë”, tha Vejsiu. Parade e këngeve vijonte:

Edhe festival i fjalës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë vit festivali i këngës u prezantua edhe si festival i fjalës, ku mund të thuhet gjithçka që shqetëson shqiptarët.

Prezantuesja Alketa Vejsiu, pasi foli për shqiptarët që po ikin, ndër të tjera tha: “Çështja është si duhet t’i mbajë Shqipëria njerëzit që vlejnë, ata që kanë talent, ata që e meritojnë, që jetojnë këtu dhe nuk kanë vendosur të ikin për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Kjo është një pyetje që duhet të na mundojë të gjithëve si shoqëri, sepse mes nesh, edhe këtu mes jush në sallë, jam e bindur që ka shumë njerëz që vlejnë, dhe unë dua të flas sot në mënyrë të veçantë për meritokracinë dhe talentin.

Flitet pak për meritokracinë, që unë mendoj që është mielli kryesor i Shqipërisë së suksesit. Kujtohemi për mjekët vetëm kur kemi emergjencë, kur na dhemb diçka, harrojmë që duhet të kemi respekt për ta gjithmonë, jo vetëm kur na kërcënohet shëndeti; kujtohemi të duartrokasim artistët që vlejnë kur ata bëhen të famshëm jashtë kufijve të Shqipërisë, mbasi bota iu përulet; harrojmë t’u japim kënaqësi kur ata janë këtu në Shqipëri, madje i bjerrim, i zvogëlojmë, i sfidojmë, nuk i marrim në konsideratë, jemi indiferentë ndaj tyre; kjo nuk duhet të ndodhë, sepse ata nuk duhet të lagohen nga Shqipëria…

Eksodi i Shqiptarëve nisi me hapjen e portave të ambasadave dhe me tragetet e mbingarkuar me refugjatë. Kanë kaluar shumë kohë nga kënga “Më erdhe në një kohë të dëshpëruar me dhimbje, Jon; kur anijet si fantazma nëpër det me aventura klithnin liberta”. Dhe kështu deti u bë mal me njerëz dhe toka u bë det me lot, ikën shumë shqiptarë, por unë mendoj që këtu në vendin tonë të vogël të mrekullueshëm, kanë mbetur shumë të tjerë të mrekullueshëm që mund ta bëjnë këtë vend, Shqipërinë, që ne meritojmë të gjithë. Ndërkaq gara vijonte: Albërie Hadërgjonaj u prezantua me “Ku ta gjej dikë ta dua”, Olta Boka me “Botë për dy”

Shqipërisë i duhet një Mozart dhe jo një salier

Dhe pas ligjërimit të Vejsiut për shqipëtarët e ikur nëpër botë, këndoi një japoneze e vogël; në fakt nuk është japoneze, por shqiptaro-japoneze, që jetojnë në Francë, bija e kompozitorit Genc Tukiqi. Kënga e bijës së tij ishte kompozuar prej tij, me tekst të Agim Xhekës. At e bijë kënduan bashkë këngën “Ju flet Tirana!” Edhe në këtë rast do të sjellim fjalën e prezantueses së festivalit, e cila ritheksoi edhe njëherë idenë se: “Asnjë vend nuk është bërë nga të këqinjtë e të paaftët, kombet janë bërë nga më të mirët dhe më të zotët.

Asnjë shoqëri nuk është çuar përpara nga mediokriteti dhe të patalentuarit, është çuar përpara nga ata që krijojnë; asnjë shoqëri nuk është çuar përpara nga ata që grabisin, por nga ata që ndërtojnë; asnjë shoqëri nuk është çuar përpara nga ata që vërtetë flasin, por nga ata që bëjnë; asnjë shoqëri nuk është bërë nga ata që vëtëm shajnë dhe nxinë, por nga ata që i shohin gjërat me pozivitet dhe optimizëm.

Shqipëria ka nevojë për shqiptarë të talentuar dhe të mençur, nëse të mençurit s’gjejnë veten këtu, atëherë mediokrit do të na drejtojnë në çdo fushë, dhe kjo nuk do të sillte kurrë progress. Shqiptarët janë të talentuar, janë energjikë, janë pasionantë, por duhet të përpiqen ta përsosin sitemin e lirisë për të konkuruar dhe meritokracinë, që në krye të dalë një Mozart dhe jo një Salier”.

Gëllçi, një burrë mendjehapur

Ndryshimet për një televizion të hapur u duken që nga ardhja e z. Thoma Gëllçi në krye të Radio Televizionit Shqiptar. Dhe është kjo arsyeja që prezantuesja e mrekullueshme Alketa Vejsiu pohoi: “Dhe një burrë mendje hapur, i cili është drejtor i këtij institucioni, z. Thoma Gëllçi, vendosi që mbas 58 vitesh këtë festival ta prezantojë e vetme një vajzë, prandaj unë dua shumë që ju të kënaqeni sot për mua ju vajza; sepse unë do të jem zëri juaj në këtë festival.

Mendoj që vajzat janë gjithmonë shumë modeste, vajzat kanë frikë se gjykohen, vajzat kanë frikë ta thonë që unë jam këtu sepse e meritoj, por unë nuk do ta kem frikë ta them këtë sepse mund të interpretohet si mungesë modestie; unë jam shumë modeste dhe e përulur para publikut tim, por kam dëshirë që vajza ta thoni, sepse e meritojmë; unë e kam këtë mundësi sepse kam punuar për këtë. Shumë vite më parë kam artikuluar këtu dëshirën për të bërë këtë që po bëj sot. Ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli dhe ky festival nuk është thjesht një festival, por identitet kombëtar”.

Shembull i kësaj të vërtete të madhe mbetet edhe regjisorja virtuoze, Vera Grabocka. Vejsiu, pasi foli për festivalin e 11-të ku shumë artistë e pësuan, tha: “Në këtë festival ku e vetmja regjisore e këtij evenimenti muzikor, Vera Grabocka, ishte në timon, dhe që sot mund të ishe dhe në burg; fatmirësisht nuk është, vazhdon të jetë në regjinë televizive të këtij titaniku të madh, që do të ngasim në këto tri netë. Tradita vazhdon, koha ka evoluar”. Në skenë këndonin Robert Berisha me “Ajo nuk është unë” dhe Elvana Gjata me “Me tana”, Valon Shehu me “Kutia e Pandorës”.

Koha ka evoluar,
thirren në skenë artistët e emedhenj

Festivali i 58-të ofroi hapësirë respekt dhe nderim edhe për artistët e mirënjohur, të cilve ju dhurua kupa e mirënjohes. Në dy netët e para u ftuan Luan Zhegu, Agim Krajka dhe Lindita Theodhori, ishin vërtet të emocionuar, te sytë e këngëtarës Thedhori pati lot. Luan Zhegu tha: “Jam shumë i emocionuar, por unë desha me forcën time të zemrës të përshëndes këtë publik kaq të mrekullueshëm; përpara duartrokitjeve tuaja, të të gjithë publikut që më kanë ndjekur gjatë gjithë jetës time, s’ka patur pasuri më të madhe për mua”.

Ndërsa Agim Krajka: “Unë mund të them se nuk do të isha ky Agim Krajka po të mos ishte ky popull kaq i talentuar, jam derivat i këtij kombi.

Nuk e di a jemi të gjithë të vëtëdijshëm sa i talentuar është populli ynë, por ama, po t’i referohesh Shqipërisë në çdo qytet ka një gjë që nuk e ka qyteti tjetër, çamët ndryshe, korcarët ndryshe, shkodranët ndryshe, dibranët ndyshe; jemi një mrekulli folklorike për ata që kanë interes për të shkruajnë shqip, ndaj po ju them një gjë: unë i kam ra fisarmonikës dhe e kisha shumë të lehtë, sepse ishte folklori, populli vetë; unë vetëm harmoninë desha dhe orkestroja…”, kurse lindita shumë e emocionuar tha: Jam jashte mase e lumtur në këto moment, fluturoj me krahë, dhe do t’u them një secret: jam larguar nga skena e këtij festivali në vitin 1989, ka kaq shumë vite, sigurisht që unë kam kënduar në çdo vend të botës ku ka shqiptarë po ka kaq shumë vite që më ka munguar kjo skenë që më ka rritur, më keni munguar ju… (emocionohet, nuk flet dot), … ju ini miqt’e mi të dashur jo vetëm në këtë sale, por edhe ata që na shikojnë nga ekrani.

Festivali, gjithashtu, së bashku më keni rritur mua me kaq dashuri dhe respekt, nuk di si t’jua shpërblej, do desha të kisha një jetë shumë të gjatë që t’jua shpërbleja mirënjohjen tuaj. Për këtë dua të falenderoj Vera grabockën, të themi të drejtën, ajo më rrëmbeu nga Londra dhe më solli përsëri në këtë piedestal, dhe kjo është e jashtëzakonshme!” Këngët vinin si fllad njëra pas tjetrës: Bojken Lako me “Malasen”, Arilena Ara me “Shaj”, Kamela Islamaj me “Më ngjyros”

Festivali shtëpia e artistëve

Festivali është shtëpia e artistëve ku ata derdhin shpirtin e tyre, kontributi i tyre është i madh, duke filluar nga vargjet e panumurta të poetëve, të muzikantëve dhe kompozitorë që kanë sjellë kaq shumë bukuri dhe emeocione të cilat trashëgohen ndër vite, të cilët i kanë kënduar dashurisë, jetës, zhgënjimeve, tradhtisë, por gjithnjë është ëm bukur kur i këndodn stdheut ku ka më bukur se kënga “E dua më shumë shqipërinë”, ose “Për ty atdhe”.

Festivali tregoi se shpirti i vërtetë i një kombi janë artistët të fushave të ndryshme, ata janë ambasadorët e vërtetë që e bëjnë Shqipërinë dhe Kosovën të madhe, i japin vlera dhe dinjitet.