Forcat e armatosura të Zvicrës presin që rreth 11.600 rekrutë të bëhen pjesë e tyre. Ky numër është për 400 më shumë se ai i vitit të kaluar

Ka filluar nga puna shkolla e parë e rekrutëve e Zvicrës për këtë vit. Forcat e armatosura të Zvicrës presin që rreth 11.600 rekrutë të bëhen pjesë e tyre. Ky numër është për 400 më shumë se ai i vitit të kaluar.

Rreth 1.280 rekrutë do të fillojnë angazhimin e menjëhershëm. Ndërsa, bashkë me rekrutët, rreth 2.600 pjesëtarë të kuadrit ushtarak do të fillojnë “garën” për ngritje në gradë dhe përgjegjësi.

Gjithashtu, sipas një deklarate të Departamentit të Mbrojtjes, këtë vit do të ketë më shumë gra, pjesë të ushtrisë së Zvicrës, krahasuar me numrin e vitit 2019, transmeton albinfo.ch. Gjegjësisht priten 171 rekrute (femra), që është 51 më shumë krahasuar me vitin 2019, kur ishin gjithasej 120.

Një ndalesë është vendosur sa i përket angazhimit të burrave të moshës mbi 65 vjeçare. Kjo ka ndodhur pasi që ushtria, pas një ekzaminimi, i ka klasifikuar ata si një rrezik potencial për veten ose mjedisin e tyre.