Disa objekte të çuditshme u filmuan mbi qiellin e Durrësit mbrëmjen e 16 janarit të këtij viti, të cilat alarmuan jo pak banorët e qytetit bregdetar.

Objektet lëviznin në vijë të drejtë pranë njëri-tjetrit, në drejtim të Tiranës, ndërsa të shumtë ishin qytetarët që dërguan video në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreheshin të shqetësuar mbi origjinën e këtyre objekteve fluturuese. Madje, një prej qytetarëve u shpreh se kanë kaluar mbi 100 të tillë mbi qiellin e Durrësit.

Ndërkohë një tjetër rast i ngjashëm ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar shprehet se ka filmuar një objekt misterioz në qiell.

Ai thotë se teksa ishte duke udhëtuar drejt Kosovës, i ra në sy një “gjë e bardhë” që po fluturonte mbi qiellin e Kukësit, e cila pas pak sekondash u zhduk në mënyrë të papritur.

Siç shihet dhe në video, objekti misterioz është i ngjashëm me një “ëngjëll”, referuar përshkrimeve në literaturat fetare të këtij entiteti.

Filmohet objekti misterioz mbi qiellin e Kukësit, qytetari: U zhduk pas disa sekondash! on Vidnews.

Mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me ndonjë reflektim, apo diçka tjetër.

Mesazhi i plotë:

Prsh JOQ! Kam nje video qe kam bere kur po shkoja ne Kosove disa dite me pare. Ajo qe me beri pershtypje ishte nje gje e bardhe qe del duke fluturuar e zhduket pastaj Tani nuk e di a eshte ndonje reflektim apo dicka e rralle. Videoja eshte filmuar ne Kukes. Faleminderit!