Tiranë, 18 tetor 2020 – Ministra e Brendshme e Shqipërisë ka firmosur urdhrin për dëbimin e iranianit Ehsan Bidi.

Iraniani cilësohet si person i padëshiruar në Shqipëri në  një afat prej 15 vjetësh.

Ehsat Bidi shte planifikuar të dëbohej në gusht të vitit 2020, por Ministria e Brendshme u tërhoq nga vendimi për dëbim.

Bidi dyshohet të jetë dezertor i muxhahedinëve, i dyshuar si agjent i inteligjencës iraniane. Ai ka ardhur në Shqipëri si pjesë e grupit të muxhahedinëve të vendosur në kampin e Manzës, në vitin 2013.

Ehsan Bidi ishte ndaluar nga patrulla shqiptare pranë kufirit të gjelbër me Greqinë.