Shkruan: Skënder HUSHI

Përshëndetje e Ju falenderoj që ma dhatë mundësinë të jem në këtë Kuvend e të paraqes edhe un fjalën time këtu.
Zakonisht në vizita datëlindjesh urohet personi që ka datëlindjen për arritjet dhe sukseset e tij dhe këshillohet për të metat e gabimet që mund të ketë ba gjer në ate ditë. Mendoj se kjo duhet të ndiqet edhe në përkujtimoret e ngjarjeve historike të vendit tonë.
Un pyes nga ktu Atdheun tem:-Çfar arritjesh ke pas deri në kte përvjetor të njëqind Atdheu im?
Atdheu, besoj se do më përgjigjej kokëulur:- Nuk asht fai im, sepse disa persona që nuk e meritonin e kanë marrë në dorë drejtimit e këtij shteti, duke kriju papunësi në vend dhe rënie ekonomike, gjë që ka shkaktu e po shkakton emigracion e shpopullim në masë të ktij vendi.
Un e pyes sërish Atdheun tem:-Çfar këshille më jep që ty të rikthehet gëzimi e këtu të rikthehet populli, ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit.
Atdheu më përgjigjet: -Kjo asht edhe dëshira ime. Ju duhet të ngriheni, të dëboni e të dënoni shpërdoruesit e pushtetit e në vendin e tyne të jenë njerëz të ditun e patriotë, që mendojnë të sakrifikojnë kur të jenë drejtues shteti e jo të marrin pozita për të përfitu e për të vjedhun duke damtu popullin pa u ndëshkuar asnjiherë.
Të nderuar miq. Mendoj se në kte 100 vjetor vendi ynë po kalon ditë të vështira. Ktu, në kte kuvend ka plot njerëz të shkolluar e të ditun, që krahas referateve historike të nxjerrin në pah edhe gabimet e të metat e qeverisjes, sepse ka 100 vjet që ky vend e ky popull po qeveriset keq, po vidhet e po shitet vendi haptas e nuk po dënohen fajtorët, përkundrazi, ngrihen në detyra. Duhet të funksionojë shteti ligjor, ku nga kryeministri e deri ke foshnja e sapolindun të jenë të barabartë para ligjit.
Po shof kohët e fundit deklarata të kryeministrit se ka dhanë urdhën për dënime e ndëshkime të rrepta. Jam kundër ktyne deklaratave, sepse nuk duhet të japë urdhna për çdo gjo kryeministri, por kuvendi, ligjet e tij që përfaqëson fjalën e popullit. Po ashtu kam vërejtje edhe për ligjin e ri, që nuk e kan shpik këta, por e kan marrë nga ligjet e luftës dhe e quajn: -Kap ça të kapësh. Gjatë luftës, pushtuesit, sidomos gjermanët nxorrën ligjin se kur vitej nji gjerman tinëzisht, do dënonin 10 të pafajshëm, të cilët nuk zgjidheshin midis fajorëve që fshiheshin maleve dhe ferrave, por vrisnin simas mënyrës:-Kap ça të kapësh, domethon cilindo që të kapte në rrugë pushtuesi:-gra,fëmijë, pleq i vriste në vend e pa gjyq. Pra ky ligj asht ligj terrori dhe me kte ligj kjo qeveri po e tregon veten vrasëse dhe terroriste të ktij populli, për të mbrojt veten nga shpërdorimet në qeverisje. Ligj duhet të jetë: Të kapen fajtorët e të dënohen rreptë simas ligjit, e jo ata të bredhin të lirë e të vazhdojn keq qeverisjen…
Këto ditë kam rilexu kushtetutën e vendit tonë. Aty qysh në hyrje, Neni 8 thuhet:-Republika e Shqipërisë mbron popullin shqiptar që jeton jasht kufijve.
Çfar po bon kjo qeveri dhe qeveritë e maparshme për të mbrojtun popullin shqiptar jasht kufijve? Asgjo. Kte nen e kan edhe shtetet kufitare dhe e zbatojn me saktësi. Po ti preket e drejta nji greku, turku apo sllavi, ata menjiherë ndërhyjnë në të mirë të popullit e të shtetasve të vet, ndërsa shqipatrët vendas në Greqi, në Turqi, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi etj ju jan mohu të drejtat dhe dënohen shumëfishin për gjojna shumë të vogla në krahasim me shtetasit e tjerë të atyne vendeve dhe shteti ynë hesht. Shqiptarëve në Greqi e Turqi u asht mohu e drejta të flasin shqip e ta shkruajn gjuhën shqipe, ndërsa grekët e turqit për minoritarët e vet nuk po len gjo pa kërku dhe shteti ynë ia plotëson.
Pra, mos mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve jasht atdheut, për shtetarët tanë asht shkelje kushtetute.
Për çështjen çame e të pjesëve të shkëputuna padrejtësish nga vendi ynë, un dij se asht nji ligj ndërkombëtar, që ata vende mas 100 viteve duhet ti kthehen vendit tonë, dhe qeveritë tona nuk ka ba asnji kërkesë me shkrim në OKB e në gjykatat ndërkombëtare, por hesht me servilizëm. Mas 100 vitesh, Kina e mori Honkongun.
Shtetarët tanë asnjiherë nuk kan përdor metodën e reciprokitetit, por jan kthy në shërbëtor e vegla të fqinjëve, duke heshtun kur shtete fqinje nuk japin të drejtat dhe ndëshkojn shqiptarët, por edhe kanë “dhuruar” pa të keq territore të vendit tonë, ku po simas kushtetutës thuhet se:-territori i vendit tonë asht i pa prekshëm e i pa tjetërsueshëm.
Po nga kushtetuta kam veçu Nenin 10 ku thuhet:
1-Në republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.
2-.Shteti është asnjanjës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.
3-Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare
4-.Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjelltë pavarësinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunojn në të mirë të secilit dhe të të gjithëve. Dhe 5-, 6-.
Mendoj se ktu duhet të shtohen disa në pika si psh:
A-Drejtuesit e feve dhe besimtarët duhet të krijojn harmoni ndërfetare dhe jo urrejtje midis popullsisë.
B-Drejtuesit fetarë dhe besimtarët duhet të rrespektojn kushtetutën e Shqipnisë. Nëse ata punojnë si agjenta të huaj, në dam të vendit, të ndëshkohen me burgim e nëse janë të huaj të largohen menjiherë nga vendi.
C-Të ndalohen e të dënohen me ligj drejtuesit fetarë dhe besimtarët që mallkojn gjuhën shqipe, që nxisin popullin të largohet nga gjuha shqipe që asht gjuhë e perëndive dhe ata e quajnë gjuhë të djallit. Nga studimet del se gjuhët e fiqnjëve jan gjuhë artificile e gjuhë të djallit dhe jo e jona. Arabia Saudite u pret kokën predikuesve të feve të tjera, ndërsa tek ne shijn lom e na shajn edhe herojtë. Grekët mallkojn gjuhën tonë dhe hapin shkolla fetare greke me shumicë ktu ke ne, por për shqiptarët në Greqi nuk japin asnji të drejtë
D-Të dënohen me ligj ata drejtues fetarë që nxisin popullin për luftëra fetare midis njani tjetrit, shajnë figurën e Skënderbeut e të tjerë figura që kan luftu kundër turqëve dhe arapëve. E- Të ndalohen e të dënohen ata drejtues fetarë që nxisin besimtarët të luftojn në vende të tjera në luftëra fetare. F. Drejtuesit e feve dhe besimtarët të zbatojn e të rrespektojnë ligjin e këtij vendi. (Sepse me Nenin 10 fanatikët mund të justifikohen me lirinë fetare në damë të vendit tonë).
Etjerë etj probleme që duhet të dalin ga ky kuvend e ti paraqiten Kuvendit Popullor për të bo miratimet e ndryshimet e duhuna.
Kaq kisha. Ju faleminderit për vemendjen. Skënder Hushi…