«Thoni babës të më falin se e kam trazue. Nanës të fala dhe t’m’i puthin vllaznit. Borxhet që më kanë mbete të m’i paguejnë prindërit. I fali me zemër të gjithë ata që më kanë ba keq. Rroftë Shqipënia».U pushkatua në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, më 04. 03. 1946, dhe u la aty, së bashku me Atë Danjel Dajanin S.I., Atë Giovanni Fausti-n S.I., Atë Gjon Shllakun O.F.M., Seminaristin Mark Çuni, të riun Qerim Sadiku e të tjerë.

Në fillim të marsit të vitit 1946 regjimi i ri komunist i Tiranës ekzekutoi disa priftërinj dhe besimtarë katolikë në Shkodër. Ekzekutimet u kryen me urdhër të drejtpërdrejtë të diktatorit Enver Hoxha. Këtu i gjeni fjalët e fundit të tre prej të pushkatuarve si dhe biografitë e tyre.«Thoni babës të më falin se e kam trazue. Nanës të fala dhe t’m’i puthin vllaznit.

Borxhet që më kanë mbete të m’i paguejnë prindërit. I fali me zemër të gjithë ata që më kanë ba keq. Rroftë Shqipënia».Gjelosh Lulashi lindi në Ndreaj të Shoshit të Dukagjinit më 02. 09. 1925. I Dioqezës së Pultit, tani Shkodër-Pult. Qysh në moshën 7 vjeçare ndoqi shkollat në Shkodër te Fretërit Minorë dhe pastaj në Seminarin Papnor Shqiptar.

Ushtarak. Sekretar i Spitalit Ushtarak të Shkodrës. U arrestua dhe u burgos në Shkodër më 03. 12. 1945. U dënua me vdekje më 22. 02. 1946.

U pushkatua në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, më 04. 03. 1946, dhe u la aty, së bashku me Atë Danjel Dajanin S.I., Atë Giovanni Fausti-n S.I., Atë Gjon Shllakun O.F.M., Seminaristin Mark Çuni, të riun Qerim Sadiku e të tjerë.QERIM SADIKU «I fali ata që në ç’do kohë mund të më kenë ba keq.
I fali edhe ata që më kanë denu me vdekje, dhe ata që do të më ekzekutojnë. Rroftë Krishti Mbret – Rroftë Shqipënia». Qerim Sadiku lindi në Vuthaj të Shkodrës më 12. 02. 1919.
I martuar me Marije Vatën në shtator të vitit 1944, djali i vetëm që patën, të cilin e quajtën Gaspër, lindi 6 muaj pas arrestimit të tij dhe Qerimi nuk e pa kurrë atë. I Dioqezës së Shkodrës, tani Shkodër-Pult.
U arrestua dhe u burgos në Shkodër më 03. 12. 1945. U dënua me vdekje më 22. 02. 1946. U pushkatua në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, më 04. 03. 1946, dhe u la aty, së bashku me Atë Danjel Dajanin S.I., Atë Giovanni Fausti-n S.I., Atë Gjon Shllakun O.F.M., Seminaristin Mark Çuni, të riun Gjelosh Lulashi e të tjerë.
DANJEL DAJANI «I fali ata që më kanë ba keq.
Jam kondend se po vdes i pafaj, ma mirë se sa fajtuer. T’i japin prindrit (farë e fisi) Dom Zef Shllakut pare për të thanë dy mesha». Lindi në Blinisht të Zadrimës më 02. 12. 1906. Studioi në Seminarin Papnor Shqiptar të Shkodrës, kurse Filozofi e Teologji studioi në Kieri të Italisë, pranë Jezuitëve.
U shugurua meshtar në Kieri më 15. 07. 1938. Qe pjesë e Misionit Shëtitës së Jezuitëve; Mësues i gjuhës latine, greke dhe asaj shqipe, i filozofisë dhe i matematikës pranë Seminarit Papnor Shqiptar.
Qe Drejtor i revistës «Lajmëtari i Zemrës së Krishtit». Prej datës 27. 09. 1945 Rektor i këtij Seminari dhe i Kolegjit Saverian deri në pushkatim. U arrestua më 31. 12. 1945 dhe u dënua më 22. 02. 1946. U pushkatua në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, më 04. 03. 1946, dhe u la aty, së bashku me të sivëllain Atë Giovanni Fausti-n S.I., Atë Gjon Shllakun O.F.M., Seminaristin Mark Çuni, të rinjtë Qerim Sadiku, Gjelosh Lulashi e të tjerë. MARK ÇUNI «I fali të gjithë ata që më kanë gjykue, dënue si dhe ata që do të më ekzekutojnë. T’i thoni nanës se i kam Ludovik Rashës 15 napolona borxh dhe t’ia paguejë. Rroftë Krishti Mbret – Rroftë Shqipënia».
Lindi në Rranxa të Bushatit më 30. 09. 1919. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Më pas ndoqi studimet në Seminarin Papnor Shqiptar. Qe Seminarist, ndiqte vitin e tretë të Teologjisë. U arrestua më 07. 12. 1945 dhe u burgos në Shkodër.
U dënua me vdekje më 22. 02. 1946. U pushkatua në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, më 04. 03. 1946, dhe u la aty, së bashku me Atë Danjel Dajanin S.I., Atë Giovanni Fausti-n S.I., Atë Gjon Shllakun O.F.M., të rinjtë Qerim Sadiku, Gjelosh Lulashi e të tjerë. (dp)