Njëra nga rastet e prekura me coronavirus në Kosovë, e shrirë në QKUK për trajtim ka folur në një intervistë lidhur me gjendjen e saj shëndetësore, dhe familjarëve të cilët gjithashtu janë prekur me këtë virus.

Ajo ka thënë se e ka gjendjen stabile, dhe po e kalon shumë lehtë coronavirusin. Madje, sipas saj, ky grip po i duket më i lehtë se sa gripi sezonal i vitit të kaluar, i cili thotë se ishte karakterizuar me kollë, temperaturë e ethe

Ajo është familjare e 77 vjeçarit nga Stublla, i cili virusin në Kosovë e kishte sjellë nga Italia ku kishte qenë për vizitë. Në këtë familje të gjithë janë të prekur me coronavirus, duke përfshirë edhe fëmijët, të cilët janë liruar nga tretmani intenziv dhe po trajtohen në shtëpinë e tyre në Stubëll.

Gruaja e prekur edhe vetë me sëmundjen që e ka izoluar gjithë botën, thotë se fëmijët edhe pse janë dërguar në shtëpi, atyre po u bëhen kontrolla të vazhdueshme nga mjekë të QKUK’së, e edhe nga ata të Vitisë.

Në intervistën e saj, ajo ka treguar se edhe gjendja e vjehërrit të saj 77 vjeçar, tani është stabile, dhe ai është në gjendje të ngritet vetë në këmbë.