Për shkak të vërshimeve që kanë ndodhur në shumicën e territorit të Kosovës është kufizuar edhe lëvizja e qytetarëve.Diçka e tillë ka ndodhur edhe në Gjilan.Dy fëmijë janë gjetur në pamundësi për ta kaluar rrugën për shkak të ujit dhe për të vazhduar për në shtëpi.Mirëpo, për ta kaluar ujin ata i ka ndihmuar një ushtar i FSK-së, i cili i ka bartur ngryk fëmijët.