Për të fotografuar një nga krijesat më të rralla në Tokë duhet të jesh tepër i aftë dhe jashtëzakonisht me fat.

Por Sergey Gorshkov është qartazi të dyja nga këto – sikur shihet nga fotografia e tij mahnitëse e një tigri siberian, ose Amur, thellë në pyjet e Lindjes së Largët të Rusisë.

Imazhi sapo ka fituar titullin Fotografit i vitit të natyrës së egër

Tigri femër shihet duke përqafuar një pemë, duke u fërkuar me lëvoren e brendshme për të lënë aromën e saj dhe për të shënuar territorin në Parkun Kombëtar Leopard.

“Ndriçimi, ngjyrat, struktura – është si një pikturë vaji,” thotë kryetarja i gjykatësve të konkursit, Roz Kidman-Cox.

“Është pothuajse sikur tigri është pjesë e pyllit. Bishti i saj shkrihet me rrënjët e pemës. Sikur të ishin një,” tha ajo për BBC News.

Më e jashtëzakonshme është fakti se ky është një imazh i bërë nga kamera-kurth. Pajisja u vendos në pyll dhe u la aty, duke pritur që të ndizej automatikisht kur një tigër erdhi.

Sigurisht, Sergey duhej të dinte se ku do të kishte më shumë gjasa të vendoste kafshën dhe këtu del në pah, aftësia e një fotografi me përvojë të botës së egër.

Tigrat e Rusisë Lindore u gjuajtën gati në zhdukje dhe ndoshta tani ka vetëm disa qindra prej tyre. Dhe me prenë e tyre që kryesisht janë dreri dhe derri i egër, po ashtu të zvogëluar në numër, do të thotë që Amurët detyrohen të shkojnë në distanca të mëdha për të gjetur ushqim.