Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku shprehet shqetësimi i dy ministrave, Gent Cakaj e Meliza Haradinaj-Stublla, në lidhje me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Cakaj, ka publikuar deklaratën, derisa iu ka bërë thirrje institcioneve ndërkombëtare, për të përcjellë procesin dhe për të vepruar në parandalim të të njëjtit.
Ky është postimi i ministrit të jashtëm shqiptar:

DEKLARATË E PËRBASHKËT

Së bashku me Ministren e Jashtme të Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, ashtu sikurse shprehim shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ju bëjmë gjithashtu thirrje edhe institucioneve përkatëse ndërkombëtare, veçanërisht Komitetit Këshillues të Konventës në Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve të Këshillit të Evropës dhe Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Minoritetet Kombëtare, per ta përcjellë këtë proces me vëmendje të shtuar dhe për të vepruar për parandalimin e këtij procesi me pasoja afatgjata politike, shoqërore dhe institucionale, ndaj të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi,