Është bërë e ditur se futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, ka nënshkruar me klubin e futbollit të femrave të Real Madrid.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo në rrjetin social Facebook. Ajo është shprehur se asgjë nuk është e pamundur.

“Historia u shkrua. Urime për të gjitha vajzat e reja që ëndërrojnë që një ditë të luajnë për ekipin e tyre të parapëlqyer. S’është e pamundur më”.

Kujtojmë se futbollistja nga Mitrovica, shkëlqeu me Suedinë vitin e kaluar në Kampionatin Botëror të femrave, ku në një ceremoni të Federatës së Futbollit të Suedisë, është shpërblyer me çmimin ‘Sulmuesja më e mirë e vitit’.

Po ashtu, kosovarja ishte edhe në mesin e të nominuarave për çmimin e “Topit të artë”, në konkurrencën e femrave në vitin e kaluar.