Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka folur sot pas mbeldhjes së deputetëve të partisë së tij për të diskutuar rreth mocionit të votëbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Gashi ka pranuar se Vjosa Osmani ka qëndrim të ndryshëm nga Grupi Parlamentar i LDK’së, rreth çështjes së mocionit.

Ai gjithashtu ka pranuar se janë edhe dy deputetë të tjerë të LDK’së që kanë rezervat e tyre rreth rrëzimit të Qeverisë.

Megjithatë ai nuk ka pranuar t’i tregojë emrat e dy deputetëve të tjerë që kanë rezerva.

Për shkarkimin e Agim Veliut ndërkohë ka thënë se Kurti ka marrë vendim të njëanshëm.

“Albin Kurti në mënyrë të një anshme dhe të vullnetshme e ka shkarkuar Agim Veliun”, ka potencuar Gashi.

Ai ka treguar ndërkohë se seanca për rrëzimin e Qeverisë do të organizohet në koordinim me Isa Mustafë.

“Seanca do të caktohet në koordinim me kryetarin e partisë dhe do të shohim se sa vota do të mblidhen për rrëzimin e qeverisë. Është cështje procedurale, do të duhen 40 nënshkrime”, ka thënë Gashi