Shkruan: Fahri XHARRA

Pak para nisjes së bisedimeve të para mes Kosovës e Serbisë, portali serb e-Novine ka publikuar disa shkrime të liderit dhe teoricienit të njohur socialdemokrat serb, Dimitrije Tucoviqi (1881-1914), ku ai i përshkuan detajisht trojet e Kosovës në kohën e okupimit nga Serbia, ngase edhe vetë ishte pjesëtar i ushtrisë okupuese serbe.

Sqarimet që i jep për shqiptarë, si dhe synimet e okupimit serb, ndryshojnë shumë nga ato zyrtare. Gjakova është një qytezë e pastër arnaute. Turq gati që s’ka fare, e ata pak serbë – një grusht i tyre – posedojnë të ashtuquajturën “lagje serbe”, por pa shitore të tjera pos disa kafehaneve. Gjithë masën tjetër të popullatës së Gjakovës e përbëjnë arnautët. Edhe rrethina e Gjakovës është jo vetëm kryesisht e banuar me arnautë, por është gati tërësisht e tyre.

Pas Pejës, e cila shtrihet në fundin e sipërm të Dukagjinit, ka pak fshatra serbe, njësoj siç ka serbë edhe nëpër fshatrat e tjera të përziera, kështu që edhe në qytezën e Pejës ka pak më shumë serbë. Përreth Gjakovës, banime serbe ka shumë më pak; e pikërisht në këtë rreth, në vend të banimeve serbe Serbia ka hasur në përmendore mesjetare serbe, në mure të ftohta që ruajnë krahinat,dhe që kanë vlera për arkeologë e artistë. Kështu, për shembull, Deçani mund ta emocionojë shpirtin e romantikëve nacionalistë, por për stabilitetin e regjimit të ri në këto vise kjo s’do të thotë gjë. Madje, kjo është arsyeja themelore e të gjitha fatkeqësive nga të cilat vuajmë sot dhe nga të cilat do të vuajmë edhe në të ardhmen, është fakti se kemi hyrë në një vend të huaj.

Por, Gjakova s‘është vetëm një qytezë arnaute vetëm për nga raporti numerik i popullatës; ajo është arnaute edhe për nga jeta e gjithëmbarshme, e jashtme dhe ekonomike. Nuk janë këto vetëm minaret që si male ngrihen drejt qiellit, as vetëm shtëpitë me mazgalle, dritare pushkësh e mure të dedikuara për luftim – sikur të mos ndodhemi në një qytezë dhe sikur ky të mos jetë shekulli i 20-të; nuk është as veshja tipike arnaute, e cila shihet qartazi nëpër rrugë; jo, në Gjakovë bie në sy edhe ajo se të gjitha zanatet dhe tregtia ndodhen në duart e vetë arnautëve. “Kemi hyrë në tokë të huaj”, thoshte Dimitrije Tucoviqi, po pra në tokë të huaj, i thamë edhe ne Serbisë.

Gazeta “ Politika” e dates 6.Prill 1913 me titullin .” Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin ” Qerdhja e shkatërruar e banditëve kryengritës” shkruante:” …. Gjakova me shekuj ishte e pa arrijtshme për tërë botën tjetër. Qerdhëja e egërsisë arnaute i ka pranuar në rrethin e saj vetëm ataqë ishin në lidhje familjare më banorët kryengritës dhe banditët arnaut të Gjakovës.

Të gjitha përpjekjet turke ,me shekuj ishin tëkotanë mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani , çdo gjë ndërroi . Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedhë jata normalisht. Në Gjakovë ,… me një shpirtë të ri dhe e filluan jetën e re. Gjysma e Gjakovës është malazeze dhe gjysma tjetër është serbe ( ndarja tek lumi Krena fxh) “

Por jo . …. “Gjakova me shekuj ishte e pa arrijtshme për tërë botën tjetër”. do të jetë e pa arrijtshme edhe për serbët .)… Me javë të tëra paqja në Europë u var me fatin e Pejës ,Prizrenit ,Dibrës e veçanërisht Gjakovës. :me caktimin e këtyre qyteteve për Serbinë, natyrisht që egzistenca për banorët e Shqipërisë Veriore bëhej e pamundur ekonomikisht dhe jeta e kësaj zone historikisht ishte e mvarur ngushtë sidomos me Gjakovën. (gazeta daneze “Riget” , Fritz Magnussen 1912)…

Ndër pikat më të rëndësishme të të kësaj mbledhjeje për shkrimin e sotëm e zgjodha fjalën e Millosheviqit:

: ” Ja për shembull , qyteti më i bukur që është në Kosovë është Gjakova, në të cilin ”shiptarski separatisti ” (separatistët shqiptar) kanë investuar më së shumti para- aty ishte Grupa e Gjakovës , kjo është Gjakova (tamo je bila Đakovička grupa, to je Đakovica) ; Në Kosovë nuk ka qytet më të bukur , më të pasur e më të rregulluar se Gjakova . ( Çfarë urrejtje dhe dëshirë për shkatërrim përfundimtar të një qyteti) (nga mbledhja e 35 -të e Keshillit Suprem të Luftës së Serbisë të mbajtur me 13.04.1995, janë zbardhur shënimet stenografike nga e-novine , të cilat ishin të ruajtura si Top Secret! Nga këto stenograme unë e morra atë që fliste për përgatitjet për luftën e ardhshme në Kosovë(1998). Në mbledhje ishin të pranishëm Zoran Lilić , kryetar i Jugosllavisë, Slobodan Milošević , kryetar i Serbisë; iMomir Bulatović, kryetar i Malit të Zi ; dr Radoje Kontić, kryetar i qeverisë federative; ; Pavle Bulatović, ministër federativ i mbrojtjes: Momčilo Perišić, shef i gjeneral shtabit të Ushtrisë së Jugosllavisë )

Në fund të mbledhje , bisha ( Millosheviqi ) bërtiti : Hoću topove iznad Đakovice!

(I dua topat e luftës mbi Gjakovë ) , Pra pse Gjakova ?

Pas Konferencës së Londres (1912 ) , At Gjergj Fishta qajti : Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova !…

“Vendet ma t’ mirat ne na i mori shkjau,E, shk’ asht ma zi, në vlla me vlla na dau! (Gjergj Fishta)”

E dinte Fishta se çka fliste ! Manastiri e Dibra me të vërtetë shkuan por Gjakova ende qëndron (fxh)

“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij. Jemi në Gjakovën e vitit 1747, ishte muaji mars, një mars i bukur por që paralajmëronte diçka të kobshme. ”Lëvizjet e shpeshtuara të ushtrisë turke që bëheshin atyre ditëve dhe netëve nga Gjakova, e drejt nga Qafa e Prushit i kishin ra në sy gjithkujt, por që të gjithë ia kishin dronë ndonjë të lige që mund të përgatitej. E sigurt ishte që Porta e Lartë, qëllimisht kishte zgjedhur hapësirën e Gjakovës, Malësinë së saj, Shkodrën e deri në det për të treguar qëllimet e saj dhe sajimin e një “tampon zone” të tmerrit, ngase përherë aty ishin thyer Lindja dhe Perëndimi në paraqitjen e fuqisë së tyre”… shkruante Gjon Nikollë Kazazi në fletorët e tij të asaj kohe, të cilat na i zbardhi Jusuf Buxhovi më 1982.

“Gjakova është një qytezë e pastër arnaute. Turq gati që s’ka fare, e ata pak serbë – një grusht i tyre – posedojnë të ashtuquajturën “lagje serbe”, por pa shitore të tjera pos disa kafehaneve. Gjithë masën tjetër të popullatës së Gjakovës e përbëjnë arnautët. Edhe rrethina e Gjakovës është jo vetëm kryesisht e banuar me arnautë, por është gati tërësisht e tyre. Kemi hyrë në vend të huaj shkruante Dimitrije Tucoviqi, (1912 ) por ushtria serbe e dinte që kishte hyrë në vend të huaj e nuk tregoheshin aspak ”kozmopolitë” dhe nuk kishte “ardhur koha që të njohim më mirë edhe njëri-tjetrin, për të kuptuar sa të ngjashëm jemi” e as që do të vijë ajo kohë “

Mu për atë se ç`po ndodhë në anët tjera të Kosovës;” Oj Gjakovë të qofsha falë !

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë , Aleksandar Vulin, tha sot se Serbia po sheh nevojën e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi.:
dhe paska thene : “Ne nuk mund të shkojmë në Pejë dhe Gjakovë, nëse nuk do të kemi një ushtri të fortë. ”

Pra anet tjera te Kosoves ?

E di qe Gjakoven e kanë në huj !