Shkruan: Fahri XHARRA

Të dhëna për vajtimin shqiptar sjell Pjetër Bogdani, Pjetër Budi, Frang Bardhi në një relacion të vitit 1641, Evla Çelebia më 1660-1664, Viçenso Dorsa më 1847, Johann Georg von Hahn në veprën “Studime shqiptare” (1853-1854), Elena Gjika, Zef Jubani, De Rada, Luigj Gurakuqi, Viçens Prenushi, Maksimilian Lambertz, etj.

Çka të paharrueshme nga gjëma dhe vajtimi shqiptar ?

Veçorit të cilat e dallojnë një komb nga kombet e tjera, përveç gjuhës, flamurit, simboleve kombëtare, janë edhe veshjet, këngët e vallet, ritet e ndryshme (riti i lindjes, martesës, vdekjes etj.). Janë këto veçori, të cilat në një të kaluar jo shumë të largët, kanë qenë pjesë e përditshmërisë dhe jetës e cila nuk është bërë ndryshe, por vetëm brenda këtyre rrathëve të mënyrës së të jetuarit. Ritet janë bërë, pa dallim nga familja dhe vendi se ku jetohet, fshati apo qyteti, familjes së pasur apo të varfër

Atë Lovro Mihaçeviq në shënimet e tij të udhëtimit në Shqipëri në vitet 1883-1907, ka konstatuar se shqiptari vdekjen e pranon me seriozitet dhe gjakftohtësi, sikur nuk duhet të vdesë kurrë, por të bëjë një udhëtim nga një vend këtu në një vend tjetër atje. Kadareja mendon se bota e përtejme, hyrjet dhe daljet që andej të personazheve, vajtjet atje të bujtësve të gjallë, e kthimit që andej të të vdekurve e këshu me radhë…. bota e amaneteve, e kumteve dhe lajmeve të dërguara me anë zogjsh, resh a qyqesh, nga trevat e vdekjes në ato të jetës ose e kundërta ishin diçka normale për psikën shqiptare dhe krijimtarinë e tij poetike . Pra, i gjithë ceremoniali i vajtimit, duket se është lënda lidhëse me dy botëve që përmendëm më sipër.

“Gjama e burrave” është një traditë e lashtë që ka përcjell popullin shqiptar për disa shekuj në veçanti në Veri të Shqipërisë. Megjithatë kjo traditë ka nisur të zhduket dhe të vetmit që po e mbajnë gjallë janë pleqtë e këtyre vendeve veriore.

“E folura, e thirrura, sokëllima dhe kuja me ulurimë – thotë autori – shënohen si paraelemente muzikore, që provojnë edhe hershmërinë e vajtimit, si trashëgimi shpirtërore mijëravjeçare”. Sipas etnografit të njohur Rrrok Zojzi, një të vdekuri i bëhen deri në shtatë e tetë gjëmë dhe më së paku dy; ndërsa sipas “Kanunit të Lekë Dukagjinit” dëshmohet se “…kanun asht me ba gjamë mbi të dekunin tri herësh tuj përsëritur fjalët ‘I mjeri im’ nandë herësh”.

Citohet qe “Rituali i Gjamës së burrave”është i vjetër qe nga koha e Skenderbeut, por realisht praktika është me e vjetër dhe përshkrime te ritualeve te tilla gjenden qe tek Odiseja i Homerit

Efekti tragjik i konstatimit të dukurisë së vajtimit masiv shumëzërësh, nuk ka kaluar pa lënë gjurmë përsëri edhe tek mjaft studiues dhe udhëtarë që përshkonin viset tona në kohë dhe vise të ndryshme. Një ndër këto është edhe ajo që lidhet me vdekjen e Panit të Madh. Sipas Plutarkut , një anije njoftoi vdekjen e Panit pranë liqenit Pelod (liqenit të sotëm të Butrintit), dhe pas kësaj u dëgjuan vajtime në grup, sikur shumë qenje të vajtonin së bashku. Edhe Konica, ka tërhequr me kohë vëmendjen në lidhje me vlerat unikale që paraqesin në radhë të parë ato gjëmë-kuisjet e vajtoreve shqiptare në Jug të Shqipërisë etj.

Tek e qara në grup, dhe në formacionet e saj të përveçme si “e qara me bote” apo “e qara me ligje”, gjejmë të sendërtuara edhe format e organizimit strukturor, të cilat më pas u implementuan dhe u bënë të përveçme në strukturën e tragjedive antike të Eskilit ( në mënyrë të veçantë tek tragjeditë Lutëset, Agamemnoni, Koeforet dhe Eumenidet), me korife, kor, dhe recitues, si formacione për dhënien dhe fillimin e ceremonialit kompleks të mandatës së vdekjes.

Pavarësisht se sipas Lukianit vajtimi për të vdekurit ndjek kudo të njëjtat ligje, ne nuk do të lëmë pa përmendur faktin se Lumi i Vdekjes-Akeronti, dhe Hadesi, mbreteria e Vdekjes lokalizohen vetëm si të tilla në rajonin e maleve të Sulit, ish Thesprotia, Camëria e sotme. Në shënimet e udhëtareve të ndryshëm, deri në prag të shek. XX, lumin Akeront, e gjejmë të përcaktuar edhe si Lumi i Zi ndërsa ende sot, pika e kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë në zonën e Camërisë mbart togfjalëshin kuptimplotë: Qafa e Botës!

Në lidhje me fjalën tragjedia, në Vlorë, kemi përqasjen e fjalës në emrin e fshatit Tragjas. Gjithashtu, banorët e Bregut të Detit, në mënyrë të veçantë piluriotët, ende i thërrasin këmbëcjepër, që sigurisht që lidhen me Panin, kjo në pikëpamje të aftësive të tyre muzikore, tepër të veçanta. Të qarën-vajtimin e hasim si toponimi (si fshati Vajzë, Vajkal etj), por edhe në realitete mitologjike siç është rasti i Grabofçit, i cili njihet si një qënie mitologjike që vazhdimisht qan me zë. Sipas traditës popullore, Grabofçi përfytyrohej si një gjarpër i madh me dy kokë, i cili zbulonte vetëm njërën dhe me tjetrën qante sikur të ishte i dëshpëruar. Këtë e bënte për të afruar njërëzit dhe për ti ngrënë ata më pas.

Në këtë krijmtari, ndër të tjera konstatojmë edhe portretizimin e zogjve fatidikë. Këta zogj quhen të tillë pasi me anë të këngës dhe këngëtimit të tyre të parathonë fatin. Si zogj fatidikë në muzikën tonë popullore njihen bilbili dhe qyqja. Një ndër krijimet më të hershme ku konstatohet roli i qyqes si zog fatidik është balada “Konstandini dhe Doruntina”.

Një tjetër ritual është Kukama , nga vjen ? E kanë edhe serbët dhe malazezët; pa fije hamendje e them që këto rituale janë marrë nga shqiptarët ,as që e debatoj këtë çështje.

Kuku bani zana e malit Keka metun ai far` djalit ( Gomsiqe Mirdite )

Gratë që vijnë në “dekë” për ngushllime ( Deçani dhe rrethina e tij ), veçmas bijat dhe motrat, posa të hyjnë te dera e oborrit, fillojnë të vajtojnë, duke thirrurë nga tre herë: ëëhëë, ëëhëë, ëëhëë “ëëhoo-ëëhoo-ëëhoo!”! – për ato raste kur i vdekuri është i vjetër, ndërkaq kur vdes ndonjë i ri, kukasin: kuuu-kuuu, kuuukuu,! – dhe kështu fillon vajtimi, duke hyrë në vendin (dhomën) ku gjendet kufoma dhe ulën varësisht nga afërsia dhe lidhja e gjakut dhe gjirit që kanë më të vdekurin, d.m.th duke e respektuar hierarkinë familjare. Përveç grave të familjes dhe fisit, të cilat vajtojnë me radhë, këtë ditë vajtojnë edhe vajtoret profesionale ose “njehatoret“ (ato që numërojnë – njehin vlerat personale për të vdekurin), ato vijnë të përgatitura për vajtim sepse vijnë me porosi.

Pra , si u bë që Kuku-ja na erdhi na mitologjia egjyptiane , dhe ne e bartëm deri në ditët e sotit

Keku ishte perëndesha e erresirës . Ishte perëndesha e natës , natë e cila vinte mbas muzgut .

Disa thonë që është zoti grek Érèbe.

Mbetet për t`u studjuar !

(Pra, Kekout (ou Keket) est une déesse de la mythologie égyptienne faisant partie – en tant que parèdre du dieu Kekou– de l’Ogdoade d’Hermopolis. Comme Kekou, elle incarne les ténèbres, l’obscurité primale. C’est la déesse de la nuit qui survient juste après le crépuscule. On la représente sous la forme d’une femme à tête de serpent. Le Dr Brugsch compare le couple « Kekou et Kekout » au dieu grec Érèbe.)

Referencat

Gjama e burrave rituali mortor ne zhdukje e siper, Shkruar nga: Zeri/AB

Nga dialektologjia te etnografia e të foluritn ,Gjovalin Shkurtaj

Mbi vajin dhe vajtimin në traditën shqiptare, Prof. Dr. Vasil S. TOLE

“Mitologjia, Foklori, Letërsia”, Tiranë 1982 Alfred Uçi,

Gjëma, gjëmëtarët në vajtimin me grupe në Shqipërinë e Veriut