Një nënë ka ndarë një moment prekës kur vajza e saj 10-vjeçare, më në fund ishte në gjendje të përqafonte gjyshërit e saj gjatë mbylljes, pasi krijoi një perde plastike.

Duke folur për ABC News, ajo zbuloi se si vajza e saj e vogël po mendonte të gjente një mënyrë për t’u ribashkuar me gjyshërit, dhe doli me idenë e një ‘perdeje përqafimi’ plastike.

Ajo zbuloi se familja kishte kaluar orë të tëra për realizimin e idesë së saj, përpara se të filmonte momentin e gëzueshëm, kur ata ishin në gjendje të përqafoheshin.

Lindsay pranoi se ajo ishte gjithashtu e ngazëllyer për të përdorur perden, pasi ajo punon në një njësi të bashkësisë lokale Covid-19, dhe nuk ka qenë në gjendje të përqafojë miqtë dhe familjen e saj.