Ditë më parë, Policia e Kosovës kishte njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, ishte vjedhur një dërgesë e cila përmbante pajisje mekanike të radarëve civil të cilat kishin ardhur më datë 30 dhjetor të vitit të kaluar nga një dërgesë private nga një shtet evropian në këtë aeroport.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas hetimeve të zhvilluara, pajisjet në fjalë të cilat kanë qenë të raportuar si të vjedhura ishin ngarkuar gabimisht në një kompani tjetër, të cilat janë sekuestruar nga njësiti policor.

Siç thuhet në raport, së bashku me doganierët dhe zyrtarët e depos është bërë verifikimi i pajisjeve ku  është verifikuar se nuk mungon asgjë dhe paisjet u janë dorëzuar zyrtarëve të depos që u përkasin.

“Lidhur me rastin e raportuar, dërgesa e cila përmbante pajisje mekanike të radarëve civil, të cilat kanë qenë të paketuara, pas hetimeve të zhvilluara, pajisjet në fjalë të cilat kanë qenë të raportuar si të vjedhura ishin ngarkuar gabimisht në një kompani tjetër, të cilat janë sekuestruar nga njësiti policor. Së bashku me doganierët dhe zyrtarët e depos është bërë verifikimi i pajisjeve ku  është verifikuar se nuk mungon asgjë dhe paisjet u janë dorëzuar zyrtarëve të depos që u përkasin. Në konsultim me prokurorin janë intervistuar gjashtë persona në cilësi të dëshmitarëve”, thuhet në raport.