Gjenerali rus, Lenoid Grigoryevich Ivashov, tashmë i pensionuar, thotë se Rusia ka bërë gabim të madh kur ka vendosur që të tërheq ushtrinë nga Kosova. Këto deklarata ai i ka bërë në një intervistë për të përditshmen serbe ‘Novosti’. Siç shkruan ‘novosti’, Ivashov është njeriu që kishte organizuar futjen e 250 trupave të Rusisë në Prishtinë gjatë vitit 1999 për të marrë nën kontroll Aeroportin e Prishtinës, pak para arritjes së trupave paqeruajtëse të NATO-s.

“Propozimi për t’u tërhequr nga Kosova mund të ketë ardhur vetëm nga një injorant apo tradhtar. Jo vetëm që nuk kishim nevojë të tërhiqeshim, por Rusia jo vetëm që duhej të ruante Ballkanin, por gradualisht të rriste kontingjentin e saj për qëllime strategjike”, ka thënë Grigoryevich Ivashov i cili është edhe kryetar i akademisë ruse për gjeopolitikë.