21-vjeçari Arti Krasniqi është shpallur kampion në garën e notit “Meisterschaften des Schëimmbezirks Mittelrhein” e mbajtur në Gjermani.

Në këtë garë morën pjesë përfaqësues nga e gjithë Gjermania. Maratona ishte 5 kilometra dhe Arti e mbylli në kohën 59 minuta dhe 6 sekonda duke lënë pas 38 konkurrentë.

Ai ka përfaqësuar shtetin e Gjermanisë deri në vitin 2017, ndërsa tani përfaqëson Kosovën dhe këtë vendim e ka marrë një vit më parë.

Ai është shpallur kampion i Gjermanisë më parë në maratonën 10 kilometërshe.

Lajmin e ka bërë të ditur federata e notit të Kosovës, e cila shkruan:

Arti Krasniqi Kampion në garen “Meisterschaften des Schëimmbezirks Mittelrhein” e mbajtur në Gummersbach te Gjermanis ,garë në të cilen morren pjesë edhe shumë reprezentuës te Gjermanise.
Ne maratonen 5 km Arti u rendit i Pari me kohen 00.59 minuta .06 sekonda duke lene mbrapa rreth 38 pjesmarrës!!!!!!

Urime Kampion!!!!!!!!!!!!