Të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë janë solidarizuar me tërmetin që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit.

Madje jo vetëm shqiptarët, por edhe shumë të huaj dhënë kontributin e tyre sado të vogël për për të prekurit nga tërmetet.

Një ndër ta është dhe Xhiani De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares, i cili nuk e ka harruar ende vendin tonë, pasi është edhe pak shqiptar se zotëron edhe pasaportën kuqezi veç asaj italianes.

Pas tërmetit, ai ka nisur të bëjë një organizim në Itali, për mbledhje fondesh, të cilat do të nisen drejt Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.

Ishte vetë trajneri, që përmes një postimi në rrjetet sociale, i bën thirrje njerëzve të ndihmojnë sipas mundësive.