Pse po nderohet sulltani dhe kush po e nderon?

Nga Gjon KEKA

Nuk eshte hera e pare qe ne Kosove , por edhe ne Shqiperi nderohen pushtuesit. Ky sindrom , ky vese i demonizuar i dashurise ndaj armiqeve, ndaj pushtuesve eshte nje veteshkaterrim i themeleve te shoqerise se popullit shqiptar europian.

Dashuria apo nderimi ndaj pushtuesve nuk mund te arsyetohet me asgje ne nje shoqeri normale, kjo qe po ndodhe ne Kosove dhe Shqiperi eshte jo vetem mekat ndaj historise, por edhe devijimi dhe servilizem i nje pjese qofte te politikes ashtu edhe individ te ideologjizuar dhe te infektuar me ideologjine sulltaniste.

Ceshtja eshte se kush po e nderon pushtuesin respektivisht Sulltanin ne Fushe Kosove, dhe cila eshte arsyeja e ketij nderimi dhe kesaj dashurie ndaj ketij pushtuesi barbar? Mund te thuhet qarte se ata qe e nderojn jane ose mbetje osmane, ose servil te „baba dovletit“ , ose individ te ideologjizuar-helmuar, sepse nje shqiptar i vertete dhe normal nuk mund as ta mendoj nje nderim te tille, e lere me ta beje nje nderim ndaj pushtuesit cilido qofte ai.Prandaj nderimi qe po i behet Sulltanit nga Terrnava dhe terrnavat tjere tregon se keta jo vetem qe nuk jane shqiptar , por ajo qe eshte me keq, duke perdorur emrin shqiptar shkojne dhe nderojne pushtuesit , pra keta individ nuk jane shqiptar, por mbetje osmane dhe servil.Keta nuk eshte cudi qe neser mund ta nderojne edhe Miloshevicin dhe pushtues tjere.Meqe shteti nuk i ndalon keto marrezira, ateher duhet shoqeria dhe intelektualet e shkrimtaret etj, te reagojn dhe te mos lejojn qe nje nje pjese e shoqerise ta njollos tere popullin kur dihet se populli shqiptar ka luftuar kunder pushtuesve per lirine e tij dhe asnjehre nuk eshte gjunjezuar ndaj ndonje pushtuesi, e lere me ta kete nderuar ate ndonje here ne histori. Kete shembull te mosgjunjezimit, te krenarise, te guximit, te trimerise e urtesise etj na e ka shfaqu ne jeten dhe vepren e tij heroi Gjergj Kastrioti .Prandaj shqiptaret e vertete europian duhet ta ndjekin rrugen e ketij lideri dhe te mos lejojn qe vendi i tyre te behet livadh ku kushdo mund te kullos, te levroj e ta shkretoj ate sipas veseve, sindromeve apo lidhjeve te gjakut me pushtuesit sic po bejne disa mbetje osmane.

Por nje gje duhet ditur dhe kjo eshte e qarte si dje si sot si neser dhe perhere se hija e gjysmehenes turke nuk mund ta zhduk diellin arbnor.