Shohim në tabelë fjalën brygiano-shqipe: ‘Dhogë’ dhe është e vetmja gjuha shqipe e cila ka në fjalorin e saj shprehjen: “Dhogë = i paditur, i pavlefshëm, dru i mpirë; dhogë (dërrasë)”.

E në vazhdim në gjuhën e lashtë shqipe kemi: DHOGIÇ mb. => Petashuq, rrasik. Gur dhogiç, fjalë kjo e cila përputhet mjaftë qartë me fjalën e dytë frigje: Daker; Dhoger = Pjesë e një monumenti (tra ose kollonë e drunjtë, e gurtë, etj.).

Ndaj në gjuhën e sotme greke prej fjalës shqipe ‘Dhogë’ gjejmë: ‘Dhokar = Petashuk’ – Tra prej betoni, druri etj.
Gjuha shqipe vazhdon më tej: DHOGAÇ m. = > mospërf. Njeri tepër i gjatë e i hollë, stërhell. – Njëjti si monumentet e ngritura sipër, të larta, të holla në vision.

Kjo fjalë e lashtë frigjiane ‘daker’ dhe shqiptare’ ‘dhog’ gjendet e trajtuar edhe nga studiues të tjerë europiane tek “Fjalori etimologjik Grek” nga Hjalmar Frisk, shqyrtuar nga Alexei Golovastikov (Moskë), rinovuar nga Pauline Lubotsky dhe korrigjuar nga Alexander Lubotsky dhe aeb. Po e njëjtë edhe nga studiuesi i madh Robert Bex “Leiden Indo-European Etymological Dictionary Series” – Deklarojnë fjalën e lashtë shqipe ‘Dhog; δοκός {dokós} si paragreke, për më tepër shih tabelën në original mbi Etimologjinë e kësaj fjale.

E vërteta është se këtu kemi edhe fjalën shqipe ‘Dok’, veshje prej pëlhurë e dendur prej pambuku (e bërë dhogë), për rroba pune, ose për veshje të lehta verore.

Ndërkohë fjala e tretë frigje ‘ΔΑΚΕΡΗΣ dakerɛːs = Pjesë; dokërr’ ngelet ashtu e pastër ende në gjuhën shqipe, ku në fjalorin e saj gjejmë me këto kuptime: DOKËRR f.
1. Kockë e madhe e krahëve a e këmbëve me një pjesë të dalë te kyçet; copë kocke si grusht. Dokrra e dorës (e këmbës). E goditi (i ra) në dokërr.
2. Diçka e fortë, sa një grusht, e rrumbullakosur ose me nyja. Dokrra rrënjësh. Dokrra buke. Dokrra dheu.
2. Koçan misri a një copë druri e rrumbullakosur me të cilën luajnë doçen; loja e doçes. I binte dokrrës. Ndiqte dokrrën. Luanin dokërr *Çan dokrra (dërrasa, kopalla).