Në një arlikull të mëparëshëm kishim paraqitur një teori, të cilën e karakterizonim «origjinale në mos të çuditëshrne» për mbi origjjnën e Pelasgve.

Këtë gjë fort i përderçmi Evlogj Kurila Lavrioti në librin e tij me aq rëndësi, nën titulllin «Studime Shqiptare», që dolli në dritë vitin e kaluar, e përmend, duke shënuar, atje ku bën fjalë për mbi rrjedhjen e Pelesgve, se disa u përpoqën t’i afrojnë Pelasgët rne Arabët.
E vërteta ësht se unë parashtrova një teori të Orientalistit grek Ele’ftheriadhis dhe e bëra ketë gjë më shumë për t’u-dhënë shkas gllosologve e arabologve t’onë për vezhgime në këtë drejtim. Nuk pretendoj se më bindi kjo teori, por nuk mund të them se s’më bëri përshtypje.

Prandaj edhe sot do lë përpiqem lë paraqes disa gjëra për mbi gjuhën e pelasgve, lë cilët konsiderohen si banorët e parë lë këtij vëndi dhe lë Gadishullit Balkanas përgjithsishl, gjene sirnpas Z. Eleltheriadhi, i cili i shpjegon këto gjëra nga pikpamja Orientale.
Ati i historis Herodhoti, duke pyetur se çgjuhë flisnin Pelasgët, përgjigjet, se këta flisnin gjuhë barbare d.m. th. jo greke. në vend tjatër cakton, se Pelasgët qenë barbarë, d. m. th. jo Grekër.

Gjuha e pelasgve qe e pa kuptueshme prej grekve dhe përmbahej në kohën e luftrave medike në Kari T’Asis së Vogël, në Lëmnos: Etoli Akarnani, Epir, Maqedhoni, Iliri e gjetkë.

Gjithashtu edhe Tuqidhidhi thotë. për Euritanët, se flisnin gjuhë që nuk e kuptojshin Athinasil e kohës së tij (Shekull’ i V p. K.) Edhe Tit Livi i quan Etolinnët, Akarnanët dhe Maqedhonët njerës me gjuhë të njënjëshme (ejusdem linguae homines).

Për Epirotët Tuqidhidhi thotë se flisnin gjuhë barbare dhe Straboni përmend, se Epirotët e Maqedhonël flisnin po atë dialekt dhe kishin zakone e doke të njënjëshme.

Të gjitha këto dëshmojnë, se në Etoli, Akarnani, Epir, Maqedhoni, Iliri, Thrakë edhe vende të tjera banojshin në fillim pelasgë, të cilët nuk qenë grekër dhe as që flisnin gjuhë greke,

Si fillim i epokës dhe i historis duhet konsideruar sundimi i Dorianve, i cili, i dha fund botës pelasge parahelenike. Por këto. mendime kaq të thjeshta e të sinqerta nuk i pranuan shumë
historianë grekër pas Herodhotit, në gjurmat e të cilve venë dhe historianët e rinj.

Këta, pa u bazuar në burime të sigurta dhe duke mos pasur njohurit e duhura historike e ethnologjike përmbi popujt e vjetër lë Azis e t’Afrrikës Veriore, deshën lë kombinojnë gjendjen e vjetër Pelasgjike me të ren q’u-krijua në Greqi, duke pasur si udhëheqës të vetme vjersha të ndryshme e sidomos poemat epike të Homerit, të cilat në fillim u shkruan në gjuhën pelasge dhe më vonë u helenizuan dhe u adaptuan prej grekëve.

Si përfundim i një të tillë naiviteti qe, se nuk u dha randsin e duhur pelasgve. lë cilët prej disave edhe nuk pranohen as pak dhe kështu, në vend të një historie të vërtetë e objektive, kemi mythologjin.

Por cila ka qenë gjuha e pellasgve?

Shumë janë thënë mbi këtë gjë! Përmendim vetëm mjekun filosof Grek I. Thomopulos, i cili në librin e tij për mbi g’juhën e Pellasgve pretendon, simpas deshmive dhe pranimit të përgjithshëm, se gjuha e pelasgëve është gjuha shqipe. kyj gjene thotë, se gjuha shqipe, me qenë se është dialekt pelasgjik i gjallë, jo vetëm është i domosdoshmë për tu shpjeguar …

REDAKSIA E MINERVA
————————————–
Artikulli vazhdon më tej me plot shpjegime se gjuha shqipe është veçse një gjuhë pellazge e fiseve më të lashta mesdhetare.