Gjithkush prej studiuesve kudo në botë ka metodën, konceptin dhe mënyrën-vizionale -filozofike, mbi ndërtimin e kësaj bote të paanë.
Kështu edhe ne studiuesit e gjuhës më të parë.

Shkaku i krejt gjallesave mbi këtë Tokë e përreth saj është pikërisht ‘drita-energji’ + ” terri materia-vet”.

Ardhja e të riut ‘rob’ *ant/rob; ‘rob i dheut’, milona vjet më parë, pasojë e kësaj drite hyjnore, shpirti i tij *rymë, frymë, dhe shpirti i tij ‘zâ = jetë’, dhe ‘shpirti = zë; tingull (foni)’ të gjitha këto kanë zânê fill aty me lindjen e dy ngarkesave të kundërta (a+b) mbi një trup të vetëm ‘X’/G = Dritë, (Diell).

Këtu ‘fillon zê fije’ kjo botë e gjthçka na rrethon, këtu ‘fillon e zê fije’, gjuha e më të parit *rob i dheut = and/rob’, e sigurisht e padiskutim këtu kemi dhe zanafillën e tingullit-pasthirrmës më të parë dhe zhvillimit të saj semantik në mardhënie me DRITEN + Errësirën, Yjet, Qiellin, Erën/a’era, Shiun, Ujin, Shkrepetimat, Lumin, Detin, Planetet, më të afërta me Tokën e gjithçka tjetër në lidhje me të, si Guri, Shkambi, Bimët, Malet, Fushat, etj., pafundësi fenomene natyrore në zhvillim e sipër.

Kristianizmi erdhi mbi’u mbi popullatat ilirike dhe me tej kudo në Europe – Azi e në Botë tepër vonë, aq sa ende mundemi ta quajmë foshnjë të parritur, dhe aq me keq islamizmi vetëm 1400 vjeçar.
Kjo botë është shekullore dhe nuk i përket asnjërës prej tyre!

Kjo botë është e do ngelet hyjnore; botë e yjeve, botë e dritës-fuqisë madhore, botë e ndërtuar në mënyre të tillë që vet ne ’bimë, të mbirët e tij, jemi thjeshtë shumë të vegjël të paafte të konceptojmë ndërtimin e kësaj bote mbarë … mbi një hapësire boshe.

Gati në të gjitha rastet emrat personalë të botës ‘iliro-shqiptare’ ‘para-kristiane’ e sigurisht ‘para-islamike’ jane ende të pandryshuara, ato vazhdojnë të mbeten e të përdoren masivisht ndër shqiptare, dhe çuditërisht paragjykohen si emra të gjuhës turke, (apo arabe) përse kështu?

Tashmë sjellim shembujt: *Yll është një emërtim i lashtë i njohur madje i trajtuar edhe etimologjikisht nga studiuesit europiane, baraz (zot) dritë/zeus; A’ Y’ La’.

E pikërisht këtu, në gjuhën e lashtë për nder të Yllit (Zot ose bir i tij) kemi derivatet mbi emërtimin: *Yll => IL > Jel > El = Dritë. Dhe sigurisht të gjithë emërtimet me burim prej aty i përkasin gjuhës shqipe si: Ylli, Yllias > ILIAZ, Yllson, Ylian; Elian > Iljan, Yllir, Ilir, etj.

Me tej kemi, duke patur parasysh edhe barazvlerën fonetike të (B = V) vjen emri i lashtë pellazg: *Abyll ai që hap “dritë/biri i tij” Abeli, (Abili) Abyll/on > Abil/on; Apollon, pa haruar këtu emra të tillë si: Ab/d’Yl; Abdyl; Avdyl, Abdi (ab/die; ab/dritë; ABDRITEON një qytet i lashtë brigjeve Trojane) madje prej emrit: Abdi, kemi => Avdi, Avdülla, e plot emërtime të kësaj linje me rrënjën bazë fjalën shqipe Yll.

Vlen të përmendim gjithashtu emrat nga shqipia e lashtë: Hâna; Ylliana; Elhana; Elena, Iliana, e me tej Era, (Besa), Vesa, Lumi, Drita, Dritan, Driton, Mali, por edhe Qe-mal. (dhe Erë + Mal = Ermal).

Në gjuhën e lashtë shqipe dhe ende sot kemi në përdorim foljen ndihmëse të rrallë: Qe = ‘Isha > JAM’, pra ky është kuptimi i emrit Qemal, i madh Mal, si Mal; Qemal, (*esMal) Ismal; Ismail, etj.

Zoti i dritës në fillimet e saj thirrej “â’Xë > a’Zë; Zeus = Dritë” nga ku kemi fjalët më të hershme: Ax; A/z => ‘AS’ (njishi; i pari) ndryshe njohur si ‘ISA’ { I’Ze-us) ashtu sic kemi emrin e njohur të Heroit tonë Kombëtar Isa Boletini) dhe aty duke shtuar foljen e shqipes “LA” – folje e cila prej akademikëve tanë i është falur latinishtes kemi: (Is’ a’La = Zot) Ish a’La = Qofsh Zot, (dhe jo siç duan të na i fusin radikalët “inshalla” arbçe -letrare).

Pra sërish vërejmë se edhe emërtimet e njohura si aziatike (semite) shpjegohen nëpërmjet shqipes mjaft qartë, llogjikisht dhe të mbështetura tek fjalët e saj të lashta e të konfirmuara tashmë.

Gjuha lindi bashkë me njeriun, në ‘Mesbotë > Mesdhe’ brigjeve brygiane – pellazge, e prej aty drita e civilizimit njerëzor u përhap në mënyrë e formë konceptuale rrethore; rrumbull ndër Troje të reja, perreth e mbi këtë pikë të parë; ndër ‘x’<>qëndrore, gjuhë e trashëguar qartë nga popujt më të parë aty – gjuhë e dritës *Bâ, (fâ) gjuhë e dritës së Skabës; ‘Shqipes/Zeus’.

E vërteta, madje e njohur, e pranuar, ështe se gjuha Greke dhe gjithë të tjerat, është një gjuhë latine; dhe jo gjuha latine është greke, pra kjo do të thotë se gjuha greke dhe ajo e quajtur latine janë gjuhë të mbështetuar diku, sepse historikisht nuk kemi popuj të lashtë të njohur e të quajtur ‘Latin’ përpara periudhës Romake dhe asaj Bizante, periudha relativisht të reja në kohë.

Gjuhët më të lashta njohur, janë ato të popujve mesdhetare Brygiane (phrygiane) fiseve të hershme: Doriane, Ioniane, Eoliane e me tej ato Hitite, Lydiane, Cariane, të cilat sollën civilizimet e para në gadishullin ilirik ato kretane, mikeniane, peloponeze, thesaliane, kelte, dake, thrake, maqedonase, etj.

I gjithë ky fond gjuhësor, u grumbullua dhe u përshtat në drejtshkrim si një gjuhë e moderuar, në shërbim të perandorive më të fundit njohur asaj ‘romake-bizantine’ por edhe asaj ‘sllavo-turke’, si gjuhë të moderuara (allafrênga), gjuhë të ndërtuara mbi bazën e një gjuhe më të parë, e përbashkët dhe e vetme, mbi gjuhën e pellazgut shpellarit brigjeve, banor i sa më pranë ujit.

Kjo ishte, është dhe do të mbetet, gjuha shqipe ndër më të parat, ndër më të sulmuarat, ndër më të “mallkuarat” sepse kjo gjuhë indetifikon: ETNI, (etnogjezë), komb, traditë, kulturë, histori, ajo thyen tabu, e ashtu padashje kjo gjuhë sjell kundërshti, mbi kombe të krijuara mbi bazë fetare, fatkeqësisht edhe mbi ato krishtere e islamike krijuar.

Gjuha shqipe tregon se je Shqiptar, pavarsisht se kujt: FEJE: FETE, RISKE e T’RISKIE i përket prej së TERES.:
Shqiptari flet shqip dhe është shqiptar.
Shqiptari flet shqip dhe nuk është as grek e as sllav.
Shqiptari flet shqip dhe nuk është turk e kurrësesi arab!