Lidhur me armatimin gjerman për ushtrinë e Kosovës dhe pse ajo shet armë një vendi që nuk është pjesë e NATO-së, ai tha se më mirë do ishte të dërgonte libra e jo tanke.

“Kush do të ndihmoj Prishtinën m mirë me dërgua libra se tanke. Duhet të i dërgohet kartën e OKB-së. Rezolutën 1244 dhe libra për të drejtën ndërkombëtare. Nuk shkohet me tanke në UNESCO, Interpol dhe OKB. A do detyrohen me tanke qindra vende që të njihet Kosova e pavarur?. A munden me tanke të detyrohen 120 mijë serb të pranojnë shtetin e rrejshëm. Dikush i përgjegjshëm duhet të ju thotë shqiptarëve – mos ëndërroni se me tanke do shkoni te serbët, a s’ju ka mësuar asgjë historia. Mësoni nga gabimet tona e nëse nuk doni edhe nga tuajat, mjaft ka armë në Ballkan, mos të luajmë më atë lojë” ka thënë Gjuriq.