Ish ushtari i UÇK-së, Salih Mustafa i njohur si “Cali” ka vendosur që të mos deklarohet fare rreth fajësisë.

“Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin,” ka thënë ai në paraqitjen e parë para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Para se t’i jepej fjala atij iu lexua aktakuza dhe më pas edhe të drejtat e tij.

Kjo është seanca e parë që po mbahet nga Gjykata Speciale, ndërsa Mustafa u bë i arrestuari i parë i saj.