Ndonëse gjatë tërë ditës së sotme dhe para disa ditëve u raportua se edhe Amerika ishte kundër mocionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti nga pushteti, mirëpo një mesazh i qartë është ardhur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë rreth kësaj çështje,
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett ka deklaruar se mirëpret me kënaqësi të shoh nesër seancën e Kuvendit të Kosovës.

Kosnett në Twitter ka shkruar se është i kënaqur që Kuvendi i Kosovës të mban seancën për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, duke kuptuar kështu se Amerika mendon ndryshe nga Gjermania dhe Franca, ajo mirëpret këtë mocion nga ana e LDK’së.
Ai ka thënë se edhe kryeministrit Kurti i ka deklaruar se është me rëndësi që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën e vendit.

“Jam i kënaqur që Kuvendi do të mbajë seancën e votimit të mosbesimit nesër. Siç i kam thënë edhe Kryeministrit sot, është me rëndësi për Kuvendin dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektohet Kushtetuta.
“, ka shkruar Kosnett,

Kujtojmë se raportet e kryeministri Albin Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin në një fazë kritike pasi ky i fundit nuk po i dëgjonte për heqjen e taksës dhe fillimin e dialogut me Serbinë, kërkesa këto që vet Kurti kishte deklaruar para zyrtarëve amerikanë se do t’i plotësonte.