“Kur Gjeneralit kroat, Ante Gotovina disa subjekte politike i ofruan pozita në parti, ai nuk kishte pranuar, por nuk kishte mbetur borxhë pa u shpjeguar:

“Si Gjeneral jam hero, jam idealist, i takojë gjithë popullit liridashës kroat, ndonëse si politikan nuk mund të jem i të gjithëve dhe dihet se mund të përfundojë një palaço, i futur në premtime të rreme, duke zhgënjyer edhe dëshmorët.
Më mirë një hero, se sa një deputet a ministër por edhe president e kryeministër zuzar…”
Ante Gotovina

//

Fjalor i Gjuhës Shqipe

HERO m.

1. Ai që ka kryer një vepër të lartë trimërie e vetëmohimi në luftë a në punë për popullin dhe për atdheun e vet, ai që është shquar për trimëri të lartë dhe për guxim të pashoq për të mirën e popullit e të atdheut kundër pushtuesve të huaj dhe tradhtarëve vendës, ai që ka dhënë edhe jetën duke kryer vepra të tilla. Hero i gjallë (i vdekur). Hero legjendar. Hero i heshtur ai që ka kryer në fshehtësi të madhe vepra trimërie e vetëmohimi kundër zbulimeve të huaja dhe veglave të tyre për mbrojtjen e interesave të larta të popullit e të atdheut. Hero i Luftës Nacionalçlirimtare. Vepra e heronjve. Kujtimi i heronjve tanë. Lavdi heronjve!
2. Ai që mishëron vetitë dhe tiparet pozitive më kryesore të një epoke, ai që shpreh cilësitë pozitive më thelbësore të mjedisit ku është rritur dhe ku ka zhvilluar e zhvillon veprimtarinë e vet; ai që shquhet shumë në një punë a në një veprimtari të caktuar dhe bëhet shembull frymëzimi e nxitjeje për të tjerët. Heroi i kohës sonë. Heronjtë e klasës punëtore. Heroi i ditës. Heronjtë e naftës.
3. Njeri i shquar, i cili, sipas teorive të sociologëve borgjezë e revizioniste, përcakton e drejton zhvillimin e ngjarjeve historike, është forca kryesore e vendimtare aktive dhe u kundërvihet masave të popullit, që shihen si forcë pasive. Heroi dhe masa (turma).
4. let. Vepruesi kryesor i një vepre letrare, që jepet në mënyrë më të plotë nga shkrimtari dhe luan një rol vendimtar në përmbajtjen ideore të veprës. Heroi kryesor. Heroi pozitiv. Heroi i romanit (i tregimit, i novelës, i dramës).
Hero Kombëtar
a) titull i lartë nderi që i është dhënë Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, udhëheqës i popullit shqiptar dhe luftëtar i shquar kundër pushtuesve osmanë në shekullin XV;
b) urdhër nderi, me të cilin dekorohen ata që kanë kryer vepra të larta trimërie, heroizmi dhe vetëmohimi të pashoq, që kanë qenë shembull i lartë qëndrese e guximi gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ose kanë rënë për mbrojtjen e interesave të larta të Atdheut. Hero i Popullit titulli më i lartë që i jepet një njeriu ose një grupi njerëzish për akte heroizmi për ruajtjen e tërësisë tokësore, për udhëheqjen me burrëri e me vendosmëri të njësive ushtarake dhe për arritjen e fitores kundër armikut në kushte të vështira lufte, duke i bërë shërbime të mëdha Atdheut dhe popullit.