Emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell sot është takuar me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, të cilët tha se i kanë konfirmuar se do të votojnë për presidentin Donald Trump.

Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram tha se sot në Detroit, u takua me biznesmenë dhe udhëheqës fetarë, të cilët janë shqiptarë.

Në Detroit për të folur me biznesin dhe udhëheqësit fetarë të komunitetit shqiptar. Ata e bënë të qartë: Shqiptaro-Amerikanët po votojnë për @realdonaldtrump.

Vlen të theksohet se përveç shqiptarëve, Grenell ditë më parë u takua edhe me disa serbë që jetojnë në SHBA.

Kujtojmë se zgjedhjet presidenciale në Amerikë janë më 3 nëntor dhe presidenti aktual, Donald Trump po zhvillon një garë “të nxehtë” me kandidatin demokrat, Joe Biden