Eksperti i ekonomisë në Kosovë, Safet Gërxhaliu, ka thënë se taksa 100 përqind e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë ka ndikuar negativisht në ekonominë e vendit dhe e ka izoluar,

Kështu ka thënë ai në një intervistë për lajmi.net, ku tutje ka theksuar se taksa e vendosur nga ish-Kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë kundër Kosovës, dhe se ai ka shkatërruar ekonominë e edukimin në vend.

“Në rend të parë duhet të kuptohet se do të kisha qenë njeriu më i lumtur sikur sot të kisha mundësi t’i shpalosë sukseset e qeverisjes së z.Haradinaj. Mirëpo ajo çfarë ka bërë z.Haradinaj në Kosovë dhe kundër Kosovës nuk e besoj se do të mund të bënte dikush. Një shteti që ia shkatërron ekonominë, edukimin, një shteti që ia humb ardhmërinë dhe e izolon dhe e shndërron në një vend nga i cili iket – këtë e ka bërë në mënyrë perfide z.Haradinaj duke u bazuar gjithmonë në ngritjen e popullzimit, duke e humbur kohën shumë më tepër në arsyetimin e dështimit sesa në gjetjen e rrugës për të dalur nga dështimet”, ka thënë ai.