Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla është takuar me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott.

Ministrja tha se diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe shkëmbyen pikëpamje rreth dialogut me Serbinë, Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizim ekonomik si dhe implementimin e saj.

“Theksova nevojën e përfshirjes aktive të Mbretërisë së Bashkuar në epilogun e dialogut me Serbinë, si palë hisedare në të arriturat e deritanishme të Kosovës”

“E falënderova për gjithë përkrahjen e vazhdueshme dhënë Kosovës, veçanërisht përmes Bursës Chevening, program nga i cili këtë vit do të përfitojnë plot 11 studentë nga Kosova për të studiuar me bursë të plotë në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Haradinaj-Stublla