Vilajeti i Kosovës (Kosova Vilayeti) është kufizuar në veri me Serbinë; në Lindje me vilajetin e Bullgarisë dhe të Selanikut; në Jug me Vilajetin e Manastirit dhe të Selanikut; në Perëndim me Vilajetin e Shkodrës dhe të Malit të Zi; në veripërendim ndërkaq me Vilajetin e Bosnës dhe Hercegovinës.

Zotëronte një territor që kishte shtrirje prej 32. 900 km2, me 1.038.100 banorë. Kryeqytet ishte Shkupi më 25.000 banorë.

Qytete të tjera të rëndësishme ku rezidonte sanxhaku janë të shenjuara në hartë me ngjyrë të kuqe: Prishtina (11.000 banorë), Prizreni (38.000 banorë), Peja (Ipek, 18.000 banorë), Tashlixha (3.000 banorë)!
Burimi: Osmanli Atlasi: XX. Yüzyil Başlari!