Tashmë po bëhen tetë vite nga largimi i përkujtimores së dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së në Preshevë.

Për këtë çështje ka folur profesori Refik Hasani. Ai ka kritikuar  liderët partiakë e institucionalë në Kosovën Lindore, si dhe në Prishtinë e Tiranë.

“Nuk u mbrojt si duhet dhe nuk ka asnjë përpjekje serioze nga liderët partiake e institucionalë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, por dhe ka mungesë ku asnjë pikë vullneti s`ka nga Prishtina e Tirana zyrtare të bëjnë e ndërmarrin ndonjë gjë.

Sivjet, më datën 20 janar bëhen 8 (tetë) vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai u shpreh se ka pas premtime të shumta për kthimin e Lapidarit të UÇPMB-së.

“Shumë premtime u dhanë se Lapidari i UÇPMB-së do të kthehet aty ku ishte. Por deri tash ato mbetën vetëm premtime dhe fjalë. Atëherë, kur do të kthehet lapidari i  UÇPMB-së në Preshevë?.

Apo harrohet edhe ky lapidar, sikur lufta e UÇPMB-së dhe Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars të vitit  1992”, ka deklaruar Hasani.