Boksieri Robin Haxhi Krasniqi gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e gjithandej pas shpalljes kampion bote.

Ai po qëndron këto ditë në Kosovë, ndërsa pas takimeve me liderët politikë ka nisur vizitat e tij nëpër vende të ndryshme.

Pas Prekazit, i njëjti gjatë ditës së sotme (e diel) duket se ka vizituar Kosharen, varrin e luftëtarit Agim Ramadani së bashku me reperin Gold AG.

Ky i fundit ka ndarë një fotografi në rrjetin social, Instagram, ku shfaqet krenar përkrah boksierit nga Juniku.

“Zemër luani se lun qerpikun, o Haxhi Krasniqi bre se korit Junikun”, ka shkruar Arian Agushi (emri i vërtetë).

Gjatë të enjtes, Haxhiu ka mbajtur një konferencë për shtyp në Prishtinë, ku ka thënë se ëndërron të boksojë në stadiumin “Fadil Vokrri” para tifozëve shqiptarë.

Ai njëherësh u nderua me Medaljen Presidenciale të Meritave nga presidenti Thaçi. 

 

View this post on Instagram

 

Zemër luani se lun qerpikun, o Haxhi Krasniqi bre se korit Junikun 🇦🇱

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on

 

View this post on Instagram

 

BAC U KRY !

A post shared by Robin Krasniqi (@robin_krasniqi) on