Deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ende nuk ka vendosur se a do ta votojë Qeverinë Hoti, pjesë e të cilës pritet të jetë edhe partia e tij.Shala tha se tani për tani vota e tij është kundër Qeverisë që mund të drejtohet nga kandidati i LDK-së, Avdullah Hoti. Por, ka shtuar ai, për këtë çështje mbetet të vendoset nesër, në mbledhjen e partisë.“Unë ende nuk kam vendosur për të votuar këtë qeveri. Mbetet të shihet nesër se si do të merremi vesh në mbledhjen e Kryesisë. Deri sot, vota ime është kundër kësaj Qeverie. Janë arsyet tona të cilat duhet të diskutohen brenda partisë. Nesër e kuptoni, ose ditën e konsolidimit të Qeverisë”, ka thënë Shala në TV Dukagjini.Ai deklaroi se kjo nuk ka të bëjë me ‘pazare politike’ apo poste ministrore, por sipas tij, për shkak të parimeve.