Kisha “Saint Anne” që gjendet në Kudsin Lindor të Izraelit konsiderohet një monument në pronësi të territorit francez. Por, cili është problemi që ky kult fetar po sjellë telashe ndërmjet dy shteteve?

Ndonëse ka një pronësi të tillë, ushtria dhe policia izraelite ka vënë në siklet presidentin e Francës, Emanel Macron.

Ndërsa, ngjashëm ishin sjellë edhe me presidentin e ndjerë, Zhak Chirac.

Ai në tetor të 1996 ishte penguar nga autoritetet e sigurisë në hyrje e kësaj kishe.

Ditën e djeshme (22 janar) presidenti francez, Emmanuel Macron është fjalosur me policinë izraelite para kishës “Saint Anne”,

Macron u kërkonte policëve izraelit që mos të qëndrojnë pranë kishës.

“E them se nuk më pëlqeu ajo që bëtë para meje, dilni jashtë”, ishte kërkesa e Macronit.

Ai iu drejtua atyre duke që t’i respektojë rregullat: “Nuk do të mund t’i ndryshojnë për mua rregullat që ekzistojnë me shekuj”.

Mirëpo, cila është “molla e sherrit” që kjo Kishë po sjellë tensione të tilla. Përgjigja është lidhur me statusin e kësaj kishe. Shën Anne e Jeruzalemit, e cila është në lagjen myslimanëve të qytetit.

Pra, ky vend është një nga katër territoret franceze të Jeruzalemit. Kjo kishë romane, e ndërtuar në shekullin XII nga kryqtarët, iu dhurua Francës nga Perandoria Osmane në 1856.

Dhe ishte prania e ushtrisë, pastaj e policisë izraelite në këtë enklavë franceze që zemëroi dy presidentët francezë, më shumë se 20 vjet larg

OLYMPUS DIGITAL CAMERA