Xhufi thotë se Peloponezi ka qenë i mbushur me shqiptarë, të cilët përbënin pjesën më të madhe të popullsisë.

Historiani thotë se shqiptarët në Peloponez kanë udhëhequr rezistencën ndaj Turqisë.

Por Pëllumb Xhufi thotë gjithashtu se shqiptarët në këtë periudhë mbushnin trupat luftarake të gjithë monarkëve të Europës perëndimore, por sipas tij shpesh herë shqiptarët ishin edhe shtypës të përgjakshëm të kryengritjeve të popullit të tyre.

Gjithashtu Xhufi flet edhe për Himarën. Ai thotë se në Himarë nuk ka grekë, por dokumentat flasin se banorët aty kanë folur shqip.

Dritan Hila: Rikthehemi në studio me profesor Pëllumb Xhufin për të diskutuar edhe për ato që nuk thotë dokumentari, megjithëse ështe një nga dokumentarët më të guximshëm që unë kam parë rreth këndvështrimit të historisë greke e bërë nga vet grekët.Por edhe për të diskutuar pak mbi elementin shqiptare,për prezencën e elementit shqiptarë në atë troje e cila ndërthuret dhe me politikën e sotme,ndaj presionit që po ushtron Greqia ndaj qeverisë shqiptare për sa i përket minoritetit të supozuar të saj në Himarë dhë në tokat e Jonit të Shqipërisë.

Unë dua ta filloj profesor me një zonë të errët të historisë Greke. Neve dimë që princat shqiptarë në mesjetë luftuan kundra Turkut,disa bënë paktet e tyre,disa iu bashkuan Skenderbeut dhe iu kundërvunë Turkut. Mirëpo me rënien e Kostandinopojës që ishte qëndra e fundit e Helenizmit në një farë mënyre megjithëse ato i thonin vetes Romanë.Grqia kontinentale.Kjo Greqi që është sot Greqi, çfarë fati pati ,cfarë mardhënie pati me Turqit ?

Pëllumb Xhufi: Greqia ishte një nga trevat e para ashtu siç ishin edhe trevat shiptare e cila u prek nga ivazioni Osman.Duke filluar që nga fillimi i shek.15 fundi i shek.14 inkursionet e para të këtyre akinxhijve që ishin repartet e kalorsëve të shpejtë që vinin shkatërronin, zinin, zaptonin dhe plaçkisnin tërhiqeshin.

Këto kanë ardhur që në vitet 1380 vençanërisht në zonën e Epirit, këto vinin nga Maqedonia. Maqedonia qe vendi ku u ngritën bazat e para të osmanëve në Ballkan dhe prej andej pastaj Thesali, nga Thesalia në Epir dhe në Peloponez. U shfaqën edhe në Peloponez nga fillimi i shek 15 deri sa nga viti 1460 Peloponezi pothuajse në tërësinë e tij u pushtua nga Osmanët.

Dritan Hila:Profesor ështe një kuriozitet. A paten Ggrekerit princa siç patëm ne Shqiptarët se ne përveç Skëndebeut kishim rezistenca edhe të mëparshme.I shte princi i Gjirokastrës që rezistoi, ishte Gjin Bue Shpata etj … A patën Grekët të tillë ?

Pëllumb Xhufi: Historia e princerve të Greqisë është më e shkrirë me historinë e perandorisë Bizantine. E para sepse nëqoftë se Shqipëria u shkëput nga Bizanti duke qënë viti 1350 mes shek 14 u shkëput fare dhe praktikisht erdhi perandoria Serbe Stefan Dushani. Në këtë kohë në mes të shek 14 e cila pushtoi jo vetëm Shqipërinë por komlet Maqedoninë, Epirin dhe deri në kufinjtë e Peloponezit.Nga ky moment Shqipëria shkeputet nga perandoria Bizantine gjë që nuk ndodh psh me treva të caktuara te Greqisë.

Psh në Peloponez edhe pas Stefan Dushanit vazhduan të sundojnë disa princër që i përkisnin familjes perandorake Bizantine Kostandinopolitane. Nëqoftë se kishim një perandor që ishte Kostandini perandori i fundit i Kostandinopojës, dy vëllezërit e tij zotëronin në Peloponez, kishin të ndarë në dysh Peloponezin dhe akoma më përpara po themi në shek e 13 –të kur perandoria Bizantine ra nën goditjen e kryqëzatës së katërt dihet në vitin 1204 trevat e Greqisë u ndanë midis princërve, por princërve perëndimor.

Princërve Francez ,Italian ,Fiorentinë,Katalanas Spanjoll të cilët zunë dukatin e Athinës .Selanikun e zunë gjithashtu princër të tjere perëndimorë ,kështu që klasa nuk ka pasur një zhvillim të brendshëm. Klasa politike në Greqi në mesjetë ka qënë si të thuash ka qënë e imponuar e ardhur nga jashtë. Ose nga perandoria Bizantine ose nga monarkitë perëndimore evropiane .

Dritan Hila:Dmth në një farë mënyre Greqia ishte një vazhdim i Kostandinopojës ,një vazhdim le të themi teritorial por jo politik i Bizantit. Nuk pati një mendim politik në Greqi.

Pëllumb Xhufi:Jo.Në Greqi absolutisht nuk kishte. Greqia mbahej si një nga rezervat kryesore të perandorisë Bizantine duke pasur parasysh që gjuha zyrtare e perandorisë Bizantine, të paktën duke filluar nga koha e Justinianit perandorit tonë Ilir filloi të bëhet Greqishtja dhe më praktikisht gjuha Greke.

Kështu që identifikimi,njësimi në gjuhë që nënkupton dhe kulturë krijoi midis grekërve dhe Greqisë një lidhje specifike me perandorinë Bizantine e cila ishte një perandri shumëkombëshe.Mjafton të shohësh listën e perandorëve të Bizantit ,do të shohësh që ndër ta kishte dhe Ilir ,kishte dhe Maqedonas ,kishte dhe po të themi nga Paflogonia e largët e Azisë së vogël kishte dhe Afrikanë.Dmth ka qënë një ….

…vijon në pjesën e dytë