Parlamenti i Britanisë më në fund miratoi Brexit, duke lejuar që të bëhet kështu vendi i parë që u largua nga BE deri në fund të këtij muaji, duke i dhënë fund viteve të argumenteve që përmbysën dy qeveri dhe ndanë një komb,

Dhoma e Komunave, shpërtheu në brohoritje pasi deputetët ratifikuan marrëveshjen e ndarjes të kryeministrit Boris Johnson me BE’në. Për shumicën e kohës që nga referendumi i Brexit në vitin 2016, ligjëvënësit janë përballur me njëri tjetrin se si, kur apo edhe nëse Britania duhet të linte partnerët e saj më të afërt tregtar pas afro 50 vjetësh.

Disa kundërshtuan Brexit, nga fria se kjo i ”zhvesh” nga identiteti i tyre evropian dhe e kthen Britaninë në një komb më pak të rëndësishëm. Të tjerët përkrahën vendimin, duke e parë atë si një shans për të ”marë kontrollin”, dhe për të parë Britaninë duke rimarrë disa nga fuqitë e saj të mëparshme.

Të gjithë sytë janë tani në një sfidë tjetër madhore: negociatat për një marrëdhënie të re midis Britanisë dhe 27 vendeve të mbetura të BE-së, të cilat formojnë tregun më të madh në botë.
Marrëveshja e Brexit mbulon çështje të ndarjes siç janë të drejtat e qytetarëve të BE-së dhe zgjidhja financiare e Britanisë dhe përcakton një periudhë 11-mujore tranzicioni në të cilën do të bien dakord për një partneritet më të gjerë.