Rreth vendimit të lejimit të dasmave, që ishin paraparë të lejohen që nga 1 korriku, Hoti sot u tregua pesimist në këtë drejtim, duke thënë që është vështirë të shkohet në atë drejtim me gjendjen e krijuar
Një gjë e tillë tani cilësohet si e pamundur sipas kryeministrit, pasi tha se nuk do lejohet grumbullimi i më shumë se 100 personave në çfarëdo hapësire.

‘’Do të ndalojmë grumbullimin e qytetarëve, në hapësira të hapura e të mbyllura me më shumë se 100 persona, por edhe ceremonitë mortore do kenë vetëm familjarët e afërt’’, tha Hoti.

Sipas kryeministrit Hoti, situata para një jave nuk ishte kaq e rënduar, duke bërë që vendimi për lejmiin e ahengjeve të aprovohet, ndërsa tani kjo është pothuajse e pamundur.