I dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë se të hënën do të vazhdojë dialogu mes Kosovës e Serbisë, drejtuar nga kryenegociatorët, Kryeministri kosovar Avduallah Hoti dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Lajçak thotë se temë diskutimi e këtij takimi do jenë çështjet financiare dhe prona.

Por, sipas tij Asociacioni nuk do të jetë temë e rendit të ditës, ndonëse kjo duhet të adresohet si pjesë e marrëveshjes përfundimtare.

”Kryenegociatorët do të takohen të hënën për të vazhduar diskutimet mbi pretendimet financiare dhe pronën. Asociacioni/Komuniteti nuk do të jetë në rendin e ditës pasi njëra palë nuk është ende e gatshme për të diskutuar. Por kjo duhet të adresohet si pjesë e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse siç është rënë dakord në takimet e udhëheqësve”.