Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha sot se Avdullah Hoti po e varros dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit para se dialogu të fillojë, duke shtuar se nuk do të ndodhë që Beogradi të pranojë këtë diktat apo imponim mbi konceptin e pavarësisë në mënyrë se si Hoti e imponon atë.

Këtë deklaratë Gjuriq e bëri pasi Avdullah Hoti tha se pret nga Beogradi si dhe nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë atë, shkruan Tanjug

Kosova dhe Serbia do të takohen më 27 qershor në Washington pas ftesës së Emisarit Special të Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Delegacionin kosovar do ta përfaqësojnë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq atë të Serbisë, presidenti Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq