Kandidati demokrat për senator, Jon Ossoff ka shpallur fitoren ndaj senatorit David Perdue në garën e nxehtë që i jep mazhorancën në senat Partisë Demokratike pas fitores së zgjedhjeve presidenciale nga Joe Bideni.

Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Ossoff deklaroi: “E them me modesti që falënderoi njerëzit e Georgias që më zgjodhën t’ju shërbej në Senatin e Shteteve të Bashkuara,”

Demokrati bëri njoftimin para se gara zyrtarisht të mbyllej, megjithëse disa projeksione i jepnin fitore ndaj senatorit Perdue.

Perdue në anën tjetër njihet në Kosovë për kërkesën që të tërhiqeshin trupat amerikane nga vendi ynë – në kohën kur relacionet me ShBA-në ishin në pikën më të ulët.