Punëtorë të Zyrës së Kryeministrit janë futur në grevë.

Në lidhje me këtë çështje është krijuar një këshill grevist i cili përbëhet nga Arben Krasniqi, Isa Hajdari dhe Arlinda Sejdiu-Likaj.

Këshilli grevist kërkon anulimin e Rregullores nr.01/2020 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Zyrën e Kryeministrit.

Nga zyra e Hotit ende nuk janë deklaruar lidhur me këtë çështje.