Na ndajnë edhe 17 ditë nga përurimi i stadiumit “Arena Kombëtare” dhe po u jepet dora e fundit punimeve, sidomos në pjesën para stadiumit, pasi në brendësi thuajse gjithcka ka përfunduar.

Ndërkohë, anëtari i Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së, Arben Dervishaj, ka postuar një foto të fundit nga pjesa e përparme e stadiumit të ri, ku bie në sy që është ashtu si dikur i “Qemal Stafës”.

“Shkallët për tribunën. Të njëjtat si 80 vitë më parë. Memoria historike është ruajtur dhe restauruar” – shkruan Dervishaj në profilin e vet në Facebook.

Të dielën, në orën 19:00, do të bëhet prova gjenerale, ku është programuar të luhet ndeshja mes Vllaznisë dhe Apolonisë e kampionatit të femrave.