Klinika infektive i është bërë si shtëpi e dytë.

Kjo pasi Myzafer Refiku ka tash e 15 ditë që së bashku me gruan e tij po trajtohen në këtë klinikë, ngase janë infektuar me Covid-19
Mirëpo krahas këtyre telasheve shëndetësore, personat e prekur me koronavirus telashe po i kanë edhe paragjykimet.

“Njerëzit ikin prej neve sikur prej ukut”, thotë Refiku.